Janë burimet më të rëndësishme të shtetit të Izraelit. Siguria e shtetit kalon në duart e tyre, dhe pavarësisht se ato pjesën më të madhe të jetës e investojnë për vendin, nuk do të lexoni për to artikuj në gazeta, nuk do t’i shikoni as në televizion që të mund t’i duartrokisni apo t’i falënderoni për atë që bëjnë. Mirënjohja dhe lavdia nuk janë për to. Nuk do të arrini t’i identifikoni, sepse punojnë në mënyrë sekrete. Ato janë gratë hije. Mendjet e tyre ideojnë operacione të guximshme dhe të zgjuara që bëjnë diferencën mes suksesit dhe dështimit. Ato kanë aftësi improvizimi, kanë aftësi të jashtëzakonshme, kanë një arsenal të sofistikuar, zotërojnë disa gjuhë të huaja, kanë intuitë psikologjike. Duhet të hyjnë në mendjen e tjetrit.
Këto femra punojnë në hije dhe janë agjentet operative të nivelit më të lartë të agjencisë inteligjente izraelite Mossad, një organizatë që nuk ka nevojë për prezantim, falë dinakërisë së saj dhe operacioneve kurajoze që ka bërë. Nuk cilësohet më kot si shërbimi sekret numër një në botë. Ato jetojnë në kërcënimin e vazhdueshëm që mund t’i humbasin jetët e tyre, familjen, por edhe lirinë. Ato zhduken nga shtëpitë e tyre, dhe rishfaqen nën identitete të ndryshme, fshihen, ecin krah për krah me armikun. Është e vështirë ta kuptojmë çmimin që duhet të paguajnë. Një spiune që kapet në një shtet armik, pëson tortura nga të rëndat deri tek ekzekutimi. Mossad ka një numër të madh agjentësh të punësuar në selinë kryesore të udhëheqjes, por forcat në terren janë të kufizuara. Në disa celula femrat përfaqësojnë 50% të agjentëve aktivë, dhe ka njësi operative në drejtimin e femrave. Edhe në njësitë më prestigjioze janë prezente agjente femra me aftësi të jashtëzakonshme në përdorimin e armëve më të sofistikuara. Të tjera punojnë në mënyrë sekrete për të lokalizuar armiqtë, të tjera, duke survejuar, të tjera duke u marrë me operacionet finale e të tjera, duke mbledhur informacione sekrete. Të dhëna që merren nga shtete të tjera, të dhëna që japin sinjale për nisjen e një lufte, kërcënime dhe sulme terroriste, informacione mbi planet sekrete të Presidentit sirian dhe atij iranian. Qëllimi është të zbulojnë planet e tyre taktike (ndonjë sulm terrorist) dhe strategjitë (armët bërthamore).
Mossad kërkon me çdo mënyrë të bllokojë që në lindje çfarëdolloj aksioni të planifikuar kundër tyre: nga aktet terroriste e deri tek akordet ilegale, nga lëvizjet strategjike si programet e armatimit bërthamor të Iranit e deri tek furnizimi me raketa i Hezbollah dhe i vendeve armiqësore. Edhe nëse objektivi merr një drejtim tjetër, Mossad e ndjek. Duken të gjitha si koincidenca, por pas kuintave bëhet një punë mjaft e madhe në mbledhje informacionesh, analizë e tyre, në përfundim, të cilat nis aksioni i destinuar për të shuar rrezikun.
Agjentet femra bëjnë një jetë prej kameleoni. Një ditë mund t’i shohësh duke ecur normalisht në rrugë të veshura me minifunde, një ditë tjetër të veshura si femra biznesi të klasit të lartë, dhe një ditë tjetër mund t’i shikosh të transformuara edhe si shitëse ambulatore të veshura me lecka. Këto femra nuk kanë një zyrë: punojnë në terren. Janë femra të pastreha me kostum. Gjithnjë në rrugë, ndryshojnë vazhdimisht identitet, dhe gjithçka e bëjnë në vendet armike.
Puna e tyre është thellësisht fizike dhe e paparashikueshme. Një agjente sekrete operative mund të kalojë pesë ditë dhe pesë net pa fjetur edhe për një minutë te vetme. Nuk duan që objektivin ta humbasin për asnjë mënyrë. Duhet të jenë gjithnjë në vrojtim, nuk duhet të përgjumen, dhe as të kapen. Ushtria izraelite përshkruhet nga karakteri dhe heroizmin mashkullor. Por në Mossad, heroizmi femëror nuk është më pak i fuqishëm se ai mashkullor, ato prej gjeneratash punojnë në fshehtësi dhe prej vitesh këtyre femrave luftëtare u mohohet t’u dalë emri si heroina në histori.
Femrat në fakt, janë treguar më superiore se burrat. Këtë e konfirmon vetë shefi i Mossad Tamir Pardo, në një intervistë për gazetën izraelite “Lady Globes”. “Ne rekrutojmë persona që kanë nivel të lartë inteligjence dhe kemi kuptuar në bazë të aksioneve që agjentet femra janë më superiore se kolegët e tyre meshkuj. Njohja e terrenit nga ana e tyre është e shkëlqyer, ashtu si edhe analizimi i situatave. Ato i superojnë kolegët meshkuj në kapacitetet teknike, rezistencën në vuajtje, aftësinë për të bërë rolin që bëjnë si të vërtetë, dhe në disponibilitetin për ta lënë mënjanë egon e tyre”.
Ja çfarë nuk dini rreth nesh
“Ne flirtojmë, por kur vjen momenti që ata duan seks, tërhiqemi”. Kur shumica e njerëzve mendojnë spiunët ndërkombëtarë, ata ndoshta imagjinojnë figura hiper-mashkullore të tilla si James Bond apo Jason Bourne. Por, shërbimi i frikshëm dhe i fshehtë izraelit ka zhvilluar një racë të re me super-spiune, femrat joshëse të reja. Agjentët thonë se “çdo mjet është i vlefshëm”, kur është fjala për dredhinë e tyre femërore, s’ia ha qeni shkopin. Bota kurrë nuk ka dëgjuar më parë nga spiunët femra të Mossad, të cilat kanë qenë vendimtare për disa prej triumfeve më të mëdha të agjencisë.
Tani pesë prej tyre kanë folur për herë të parë, duke i thënë revistës izraelite Lady Globes, rreth jetesës së tyre të jashtëzakonshme që i bën ato të ndjehen “si nëpër filma”. Vendosja më e dukshme e talenteve të grave unike erdhi në vitin 1986, kur një agjente joshi një ish-inxhinier bërthamor, duke e futur atë në kurth që ai të kthehej përsëri në Izrael.
Një agjente e tanishme e quan veten Yael dhe tregon për revistën se, femrat shpesh kishin një avantazh mbi meshkujt, pasi ato kishin më shumë të ngjarë të besoheshin nga të huajt. “Një grua e qeshur ka shanse më të mëdha të suksesit”. Një tjetër spiune, Efrat, i bën jehonë kësaj ideje, duke thënë: “Ne përdorim feminilitetit tonë, sepse çdo mjet është i vlefshëm”. Por ajo shton se, ka shumë gjëra që ajo dhe shokët e saj nuk do të bëni: “Edhe në qoftë se ne mendojmë se, mënyra për të çuar përpara misionin është për të fjetur me shefin e stafit të Presidentit iranin, askush në Mossad do të na lejojë ta bëjmë. “Agjentet femra nuk janë përdorur për qëllime seksuale. Ne flirtojmë, por kur vjen momenti që ata duan seks ne tërhiqemi, ndërkohë që sekreti duhet të jetë marrë deri në ato momente”.
Shefi i Mossadit, Tamir Pardo i tha revistës se, rreth gjysma e spiunëve të agjencisë janë gra, dhe tha se, seksi i ndershëm ka disa avantazhe të dallueshme mbi agjentët meshkuj. “Gratë kanë një avantazh të veçantë në luftën e fshehtë për shkak të aftësisë së tyre, për të bërë shumë gjëra njëkohësisht”, tha ai. “Në kundërshtim me stereotipet, gratë janë superiore ndaj meshkujve në aspektin e të kuptuarit territorin, leximin e situatave, vetëdijes hapësinore. Kur ato janë të mira, janë shumë të mira”.
Flasin për herë të parë
Tashmë, për herë të parë në histori, pas tratativash të gjata dhe mjaft komplekse, revista izraelite arriti të marrë një leje speciale për të intervistuar 5 femra agjente të Mossadit, agjente të profilit të lartë. Të gjitha të intervistuarat kanë pozicionin e “komandantes” në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, kjo gradë është e barabartë me atë të kolonelit të gjeneralit të brigadës. Për herë të parë janë publikuar intervistat e agjenteve sekrete të shërbimit sekret më të aftë në botë.
T’i takosh është një surprizë më vete. Janë mjaft të ndryshme nga sa mund t’i imagjinosh. Të gjitha, duhet nënvizuar kjo, janë nëna dhe me familje, dhe në të njëjtën kohë drejtojnë skuadra agjentësh në fusha të ndryshme si: përgjimi dhe kontaktet me etnitetet armiqësore. Agjentet që operojnë në vendet armike janë të ekspozuara në rreziqe më të mëdha kundrejt atyre që operojnë në vendet jo armiqësore. Emrat e intervistuarve janë me pseudonime për sigurinë e jetës së tyre.
Efrat: “Nëse do të bëja punën time ne një vend armik dhe nësë do të zbulohesha, jeta ime do të merrte fund. Por nuk është dhe aq ndryshe nga dikush që arrestohet në një vend mik dhe e kalon tërë jetën në burg. Gatishmëria për t’u sakrifikuar për të mirën e vendit tonë është diçka që na bashkon të gjithëve”.
Efrat është zëvendës/shefe në një divizion, komandantja femër e rangut më të lartë në brendësi të Mossad. Ka pasur nën komandën e saj diplomatë ushtarakë të elitave luftuese e deri tek pilotët luftues. Gjatë një misioni ka njohur burrin që më pas u bë bashkëshorti i saj. Çifti, gjithnjë në shërbim aktiv, ka tre fëmijë. Për rezultatet e arritura ka marrë “l’Israel Security Prize”, çmim për sigurinë e Izraelit.
Yael: “Agjentet femra të Mossad, që kryejnë punën e tyre në një vend jashtë shtetit të Izraelit, në çfarëdolloj vendi të jenë, në çfarëdolloj kushtesh atmosferike, edhe nëse kanë një fëmijë të sëmurë, e dinë që po e vënë jetën e tyre në rrezik për lirinë e vet”. Në brendësi të organizatës, Yael është një legjendë (thonë për të: kjo vajzë ka qenë në çdo cep të Tokës dhe i ka përfunduar misionet operative me trimëri të madhe, si kur ka qenë fare e vetme ashtu edhe në brendësi të skuadrës, për shumë vite. Asaj i atribuohen operacione të jashtëzakonshme në fushën e inteligjencës).
“Kam punuar fort për të vazhduar shërbimin operativ edhe pasi u bëra nënë”, tregon ajo. “Më parë, kur hyra në Mossad, kur bëheshe nënë transferoheshe në një pozicion të papërfillshëm. U deshën shumë vite që të pranonin kërkesën time për të më dërguar në shërbim aktiv jashtë vendit. Komandanti më thoshte: Nuk jam i gatshëm të marr përsipër përgjegjësinë e kthimit në shtëpi të një nëne”.
Shira: “Nuk është e lehtë të rekrutosh femra izraelite për Mossad-in. Kur vijnë të sapomartuara, rezistenca në familje është e vazhdueshme. Kur partneri i tyre bie dakord, nuk e dinë se ç’po bëjnë ose kërkojnë të vënë limite të pamundura”. Shira thotë se, gjatë shërbimit për sigurinë e vendit, agjentet femra janë bërë të forta dhe të ashpra.
Vitet e fundit, femrat kanë arritur pozicione mjaft të larta në brendësi të Mossad. Femra me pozicionin më të lartë ka qenë zëvendës/drejtoreshë nën drejtimin e Shabtai Shavit, që ishte drejtor i përgjithshëm i Mossad nga vitet 1989 deri në 1996. Falë eksperiencës, organizata e kuptoi kontributin special i dhënë nga femrat dhe tani kërkojnë ta forcojnë praninë femërore brenda organizatës.
Si ju ka ndryshuar kjo eksperiencë ekstreme?
Ella: Me kalimin e kohës, jemi bërë më të forta, më të ashpra, dhe ky realitet më shqetëson. Standardi këtu është i lartë. Nëse tregohesh hezituese për ndonjë gjë, atëherë gjithçka bëhet, shkatërrohet”.
Ella është 38 vjeçe dhe ka tre fëmijë. “Kur lë pas vetes të gjitha gjërat e bukura, si ngrohtësinë e shtëpisë, dhe shkoj të vë jetën time në rrezik, duke lënë burrin dhe fëmijët që flejnë të sigurtë në shtratet e tyre, ndjej që sytë e mi mbushen me lot dhe në fyt kam një ngërç. Kur krahasoj rehatinë e shtëpisë time me rrezikshmërinë e aksionit ndihem keq në zemër.
Ella është 38 vjeçe dhe ka tre fëmijë. “Kur lë pas vetes të gjitha gjërat e bukura, si ngrohtësinë e shtëpisë, dhe shkoj të vë jetën time në rrezik, duke lënë burrin dhe fëmijët që flejnë të sigurtë në shtratet e tyre, ndjej që sytë e mi mbushen me lot dhe në fyt kam një ngërç. Kur krahasoj rehatinë e shtëpisë time me rrezikshmërinë e aksionit ndihem keq në zemër.
Kur gjatë festës së Lag Ba’omer (festë izraelite) lashë detyrat e mia operative për vetëm pak orë, për të qëndruar pranë fëmijëve. Isha e vetmja grua në atë festë e veshur me taka, dhe i thashë vetes nga ana tjetër që me shumë mundësi isha edhe e vetmja nënë, që isha nën shërbimin e Mossadit. Për mua, të jem pjesë e organizatës përfaqëson një privilegj shumë të madh. Do të thotë, që më është dhënë një nder i madh, dhe njëkohësisht një përgjegjësi e rëndë”.
Shira: “Është si të jetosh në një film, je gjithnjë në formë. Është çmenduri. I them vetes: Është e pabesueshme që unë po e bëj këtë. Kam menduar që vetëm Supermeni mund t’ia arrinte, njerëz vërtet specialë. Papritmas, më ndodh ta gjej veten në aksione që shihen vetëm në filmat e spiunazhit. Është eksperienca më mahnitëse e jetës. Çdokush që ka mundësinë ta bëjë, duhet ta provojë”.
Ella: “Merrni parasysh një film spiunazhi të cilësisë së lartë, që të ketë edhe aksion. Ato që shikoni në filma, madje edhe më tepër se aq, ndodhin vërtet në jetën tonë, madje në mënyra edhe më të vështira. Po jetoj një film, që akoma nuk është xhiruar. Kam marrë pjesë në aksionet më të vështira që ju zakonisht i shikoni në kinema. Në një film, aksioni zgjat vetën pesë minuta, por për ne, zgjasin me muaj. Është një sfidë, si nga këndvështrimi fizik, por edhe nga ana intelektuale dhe emocionale. Në kokën tënde je e përqendruar vetëm tek lufta me armikun. Mendon si të kalosh vështirësitë dhe të bësh të pamundurën”.
Efrat: “Na kanë mësuar se, asgjë nuk është e pamundur. Ekziston vetëm një situatë që ende nuk i kemi gjetur një zgjidhje: dëshira për të kaluar limitet tona për të qenë çdo ditë më të mirët dhe për të bërë çdo ditë atë që quhet “e pamundur”, dhe që të na pëlqejë. Sepse nëse nuk të pëlqen, nuk mund ta bësh dot”.
Nirit: “Në familjen time nuk arrijnë ta kuptojnë motivin që më shtyu, pikërisht kur mora doktoraturën, të braktis gjithçka dhe t’i dedikohem misioneve të Mossad-it”.
Yael: “Kur më rekrutuan më thanë: “Është një punë që asnjë parashutist apo pilot i Forcave Ajrore nuk është i aftë ta bëjë, në mënyrën që t’i mund ta bësh”. I pyeta: Për çfarë bëhet fjalë? Dhe përgjigja e tyre ishte: “Ti do të jesh syri i Izraelit në shtetet armike”. Isha e emocionuar: në ato fjalë zbulova një pamundësi të jashtëzakonshme”.
Ju vini në rrezik jetët e juaj, duke kaluar sakrifica të mëdha, duke paguar nja çmim mjaft të kripur, por asnjë nuk është në dijeni të asaj që bëni. Si ndiheni për këtë?
Yael: “Është e vështirë. Në fakt jetojmë në një shoqëri që është e themeluar në aparencë, ku të gjithë e thonë atë që bëjnë, të gjithë me përjashtimin tonë”.
Nirit: “Është diçka që na bën të ndihemi njerëz me vlera, për ne nuk janë të nevojshme konfirmimet nga jashtë. Arrin të jetosh, duke kuptuar që puna që po bën është më e mira e mundshme, edhe pa pasur nevojë për falënderime nga ana e shoqërisë”.
Shira: “Duke qenë kundër me atë që afirmuat në pyetjen tuaj, për mendimin tim, kjo është një punë me komponentë të lartë egoizmi. Ndihem që jam në vendin më të mirë që ekziston. Më është rritur besimi në vetvete. Para se të vija këtu, vetvlerësimi ishte shumë i ulët. Më parë, hyja në vend ku kishte persona të tjerë dhe i shtrëngoja fort dorën burrit tim, por pasi kalova procesin e seleksionimit, siguria brenda meje është rritur në një nivel të jashtëzakonshëm. Kjo punë të ndryshon radikalisht personalitetin. Tani në çdo fushë nuk ndjej ankth. Tani e kam mjaft të lehtë të marr vendime dhe të bëj të ndihet zëri im”.
Gjendeni në situata të tmerrshme. Si ia bëni të mbani larg frikën?
Efrat: “Na mësojnë ta largojmë ankthin sa më shumë të jetë e mundur. Në mes të një aksioni nuk jemi të fokusuara tek frika, por si t’ia arrish sa më mirë të përfundosh aksionin me sukses, përndryshe frika bëhet paralizuese”.
Nirit: “Frika është një formë mbrojtjeje. E di që ke përballë një kërcënim dhe duhet ta kalosh, frika të pengon të ndërmarrësh aksione që mund të duken të pamundura dhe të palogjikshme. Siguria jote bazohet në mënyrën se sa e stërvitur dhe e gatshme je për të përballuar frikën.
Si bashkëjetoni me vrasjet?
Nirit: “Ushtarët a nuk dalin hapur dhe qëllojnë? Edhe ne jemi në një ushtri. Edhe pse në hije, jemi një ushtri. Shkojmë në vende, ku ushtria nuk mund të shkojë. Jemi linja e parë e mbrojtjes së vendit”.
Nuk keni mundësi t’i ndani me njerëzit e afërt eksperiencat ekstreme që kaloni. Është diçka që iu çmend kjo?
Yael: “Ka eksperienca, të cilat mund t’i ndaj me burrin tim, por ka edhe nga ato që deri më sot nuk i kam ndarë me asnjë. Siguria e vendit tim është në duart e mia dhe nuk mund të flas për informacione që mund të jenë të rrezikshme. Nuk do të dalin nga goja ime për asnjë arsye në botë”.ekspres






