Fustani transparent që linte pak vend për imagjinatë duket se i ka sjellë fat këngëtares Rihanna, ku pasi u zgjodh “Fashion Icon” nga Këshilli i Stilistëve Amerikanë për 2014-n ka fituar edhe titullin tjetër si femra më e dëshirueshme nga meshkujt.
Edhe online ishte përfolur më herët që do ishte pikërisht Rihanna femra që do të përzgjidhej për “Guys Choice Awards”. Sigurisht që lajmi nuk do ketë çuditur RiRi, e cila gjithmonë ka dëshiruar që të demonstrojë format e saj.
Por surpriza e vërtetë do të jetë fustani që do të përzgjedhë artistja për të tërhequr statujën dhe shfaqja pritet të zhvillohet sot në Kaliforni./tch






