Në Tajlandë, akti i thjeshtë i leximit në publik po bëhet një akt rezistence. Të shtunën në mbrëmje në Bangkok, një javë e gjysmë pasi ushtria mori pushtetin me një grusht shteti, 12 njerëz u mblodhën në një rrugë të populluar që lidh kryeqytetin me qendrat tregtare më luksoze. Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe nxorën libra të ndryshëm si për shembull libri “1984” i George Orwell – një roman që flet për jetën në një shtet totalitar – dhe filluan të lexojnë. Në një vend ku ushtria është betuar të thyejë çdo protestë që i del kundër grushtit të shtetit dhe që kërkon zhvillimin e zgjedhjeve, çdo lloj grumbullimi është i jashtëligjshëm. “Njerëzit janë të nevrikosur, por nuk mund ta shprehin, ndaj po kërkojnë për mënyra alternative që të bëjnë rezistencë, por që njëkohësisht të mos jetë e dhunshme dhe direkte,” ka thënë një aktiviste e të drejtave të njeriut. Vendi e ka ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave.
Home »
» Rezistenca: Tajlandezët protestojnë duke lexuar
Rezistenca: Tajlandezët protestojnë duke lexuar