Qytetet ku pirja kafesë është kulturë dhe miqësi


Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë. Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar nga etiopianët. Nga aty është shpërndarë, në Egjipt dhe Jemen, deri ne shekullin e 15 arriti në Iran (Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore. Prej botës islame, kafeja u shpërnda në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e popullarizuar në të gjithë botën. Në shumë nga Qytetet Kafé më të mira në botë, kafenetë janë më shumë se sa një vend për të konsumuar diçka të ngrohtë. Është gjithashtu një qendër e kulturës dhe e bisedimeve të vendasve dhe vizitorëve po ashtu. Dhe ndërsa çdo qytet ka kulturën e vet të kafesë, ata kanë dhe një gjë të përbashkët: Ato janë të mbushura me njerëz që jetojnë për të shijuar kafenë. Janë zgjedhur 6 qytete të publikuara në ‘Travel & Leisure’ dhe ‘USA Today’./ Përgatiti: Endri Farka
1.    Taipei, Tajvan

Banorët e Taipei janë të njohur si jashtëzakonisht shumë miqësorë dhe të sjellshëm. Meqë ishulli dikur ka qenë koloni e Japonisë, nuk është e pazakontë që punëtorët e dyqaneve të buzëqeshin dhe të përkulen kur dikush kalon afër dyerve të dyqanit. Kjo sjellje nuk është kaq miqësore në një asnjë vend tjetër se sa në kafenetë e këtij qyteti. ‘Topo Café’, në lagjen Tianmu me stil perëndimor të Taipeit është shumë e njohur. Allister Chang, një amerikan nga Uashington DC, jetoi për një vit në Taipei dhe bëri një dokumentim të kafeneve të tij kryesore në blogun e tij Taipei Cafes. Allister përmend kafenenë Zhongxiao Dunhua, dhe Barbie Café që është komplet ngjyrë rozë. Apartamentet afër stacionit janë moderne pavarësisht se nuk bëjnë pjesë tek të shtrenjtat Ky distrikt ka shumë dyqane, restorante dhe është i famshëm për merkatot e natës, ku shëtitësit e rrugës shërbejnë ushqime. Afër Universitetit Kombëtar të Taivanit ka një kulturë kafeje shumë të veçantë. Kjo lëvizje për të krijuar kafene të pavarura në Taipei ka qenë një lëvizje e drejtuar nga brezi i ri. Një nga pikat më të populluara të distriktit është “The Puzzle Café”, ku vizitorët nën shoqërinë e një kapuçinoje luajnë një puzzle me 500 pjesë.
2.    Melburn, Australi

Qyteti i dytë më i madh në Australi ka reputacionin për të qenë një qytet më miqësor se Sidnej dhe Perth, dhe ofron një numër të madh aktivitetesh. “Nuk është problem të kontaktosh me sy me të tjerët,” shpjegon Lou Pardi, një shkrimtar i gazetës Melbourne Revieë. Ky qytet është i përbërë nga zona të quajtura “fshatra”, që secili ka të veçantën e vet. “Fitzroy është një zonë e pisët, Richmond ka një ndikim vietnamez dhe grek, Coburg ka ndikim libanez dhe turk,” thotë Mike Dundon, pronar i ‘Seven Seeds Coffee’ në fshatin Carlton. Pavarëisht se ku jeton, është e lehtë të gjesh një kafene të shkëlqyer. Pardi na rekomandon të ndalojmë tek Sonido, një kafene amerikano-latine në fshatin Fitzroy, një fshat i njohur për baristët tepër të aftë nëpër kafene. Strehimi në Fitzroy përfshin çdo gjë, nga stili tradicional viktorian në depot e konvertuara moderne.
3.    Havana, Kubë

Kryeqyteti i Kubës është në mes të një zhvendosjeje sizmike ekonomike, me zgjerimin e ndërmarrjeve private dhe një bum të turizmit ndërkombëtar. Vendasit janë krenarë për identitetin e tyre kombëtar dhe janë shumë të lumtur për ndarjen e kulturës së tyre me vizitorët. Pjesa më e madhe e energjisë lokale varet nga kafeja kubaneze, ekspresi i shërbyer me sheqer që shoqëron pothuajse çdo vakt. “Është shumë e lehtë të gjesh një kafene të mirë në Havana. Të gjitha restorantet e dinë se si ta shpërndajnë kafenë”, thotë Malia Evrette, themeluesja e tureve sociale Altruvistas, që e ndan kohën e saj mes Havanës dhe Kalifornisë. Nëse ju ndodh që të qëndroni në një hotel për pak ditë, ajo u rekomandon udhëtarëve të kërkojnë kafe të stilit amerikan që shërbehet sëbashku mëngjesin. Ata që janë të dhënë pas kafes duhet të kërkojnë për apartamente në zonën ‘Havana e Vjetër’ së bashku me disa nga ndërtesat më historike. E pozicionuar në cepin lindor të qytetit, Havana e Vjetër është e mbushur me shtëpi të epokës koloniale dhe me pallate të vendosura pranë parqeve dhe shesheve. Pavarësisht emrit, zona e qytetit është e mbushur me të rinj plot energji. Jeta e natës zgjat deri në orët e para të mëngjesit, me të rinjtë duke kërcyer edhe në mes të rrugës.
4.    Vjena, Austri

Si një nga kryeqytetet më të vogla të Europës, Vjena ofron më të mirën e të dy botëve: lehtësisë kulturore të një metropoli të madh, strehimet e mirë-mbajtura të një qyteti më të vogël. Ndërsa vendasve u pëlqen ta mbajnë veten e tyre, ata janë dhe shumë miqësorë me vizitorët dhe shpesh e vlerësojnë interesin e të huajve për kulturën dhe ngjarjen aktuale. Kafenetë janë vendi ideal për këto lloj bisedash. Kafenetë e vjetra të njohura (si Café Central, Landtmann, Griensteindl dhe Demel) mund të jenë në vëmendjen e turistëve, por vendasit pëlqejnë pika më pak të njohura si Café Frauenhuber, Braunerhof ose Sperlhof. “Të paktën gjysma e klientëve janë të rregullt”, tha Christina Pritz. Për ata që preferojnë t’i kenë afër dyqanet e kafesë, butikët, baret dhe restorantet në mënyrë që mund ta bëjnë rrugën në këmbë, Pritz rekomandon të jetosh në distriktet 5, 6, 7 ose 8. Këto zona janë të populluara me familje që kanë fëmijë, si edhe me studentë, ose çifte. Ndërsa familjet që preferojnë të jetojnë në zona më të qeta mund të përdorin transportin publik.
5.    Siatëll, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Asnjë listë e Qyteteve Kafé nuk do të ishte e kompletuar nëse nuk do të ishte i përfshirë qyteti që lançoi zinxhirin më të madh botëror të kafesë. Por edhe pse Siatëll është i njohur botërisht për Starbucks, shumë vendas preferojnë pikat e pavarura. Ndërsa banorët e Uashingtonit janë të sjellshëm, të huajt shpesh thonë se përjetojnë një “ngrirje” në qytetin e Siatëll, një cilësi që i bën të vështira bisedat spontane me të huajt dhe akoma më të vështirë për marrëdhënie të mëtejshme, edhe pse ke jetuar për disa vjet atje. Atje ka një sens të theksuar komuniteti. “Suksesi i një grupi në qytet, shihet si sukses kolektiv i të gjithë qytetit,” tha Dayl Eccles, që jeton në distriktin veri-lindor të Siatëllit. Ndjenja e krenarisë së përbashkët u vu re më së shumti nga banorët kur Seattle Seahawks fituan Kampionatin Botëror të Futbollit Amerikan në vitin 2013. Jeta sociale e Siatëllit rrotullohet rreth kafeneve të panumërta të qytetit. “Ndjenja e komunitetit është e vendosur në kafene”, thotë Eccles. “Ato janë vendet ku bëhen takime, fillohet ose mbarohet një ditë në qytet, fillohet ose mbarohet nata, ose ku njerëzit studiojnë e lexojnë”. Edhe pse vendi ka shumë mundësi të ndryshme, banorët e Siatëllit ndjehen besnikë për rrethin e tyre dhe kanë tendencën të mos shkojnë larg tij.
6.    Romë, Itali

Fjalët si “qumësht”, “kapuçino” dhe “ekspres” janë të gjitha fjalë italiane, dhe prandaj nuk duhet të na surprizojë fakti që ky është kryeqyteti i kulturës së kafesë. Ndërsa vendasit janë gjithnjë në nxitim, të tjerët e marrin ritualin e mëngjesit me ngadalë. Elizabeth Minchilli, që blogon eksperiencën e saj për jetën në Romë thotë se “edhe duke qëndruar në këmbë mund të shijosh një ekspres, gjatë kohës që bisedon me miqtë, baristin ose persona të tjerë të panjohur”. Një nga zonat më atmosferike për të përjetuar “pirjen e kafesë në mënyrë të shtruar” është në qendrën historike. “Ulesh në një kafene jashtë barit, dhe shikon njerëz pafund që ecin. Kjo është një nga lukset më të mëdha e të jetuarit në Romë,” tha Minchilli. Sheshi Madonna dei Monti njihet për ndryshimin e trendeve të butikëve, kafeneve dhe restoranteve. Pavarësisht kafenesë që zgjedh, italianët kanë një rregull të pashkruar se pas çdo vakti mëngjesi është e nevojshme një ekspres. “Italianët do të tallen me amerikanët të cilët porosisin një kapucino pas një pjate të madhe me makarona,” thotë Tess Amodeo-Vickery, një këngëtar amerikan që ka jetuar në Romë që nga viti 2009./to