Modern dhe diskret, Filipi i Burbonëve është rritur vetëm me një objektiv të vetëm, të bëhet mbret i Spanjës. Një rol i përcaktuar që prej fëmijërisë, që atij do t’i jepet sot duke marrë, në moshën 46 vjeçare, trashëgiminë e babait të tij, Juan Carlos, i cili shpalli sot abdikimin.
Studime jashtë vendit dhe përgatitje ushtarake. “Objektivi i tij, objektivi i tij i vetëm, është t’i shërbejë Spanjës. Kjo gjë është ngulitur thellë brenda tij se duhet të jetë shërbëtori i parë i vendit”, kishte thënë një ditë e ëma e tij, mbretëresha Sofia.
Misioni i tij është të garantojë vazhdimësinë e monarkisë parlamentare të vendosur progresivisht me ngjitjen në fron në vitin 1975 të Juan Carlos.
Sfida e tij më e madhe është të bindë popullsinë e vendit, ku monarkia ka arritur nivelin më të ulët historik pas një serie skandalesh por që Filipin e kanë kursyer.
Që nga problemet shëndetësore të vazhdueshme të Juan Carlos, tek gjuetia e tij e elefantëve në Botsvana, në prill të vitit 2012, shumë e përfolur në një Spanjë të mbytur nga kriza dhe hetimi për korrupsion që preku vajzën e tij më të vogël, Cristina dhe bashkshortin e saj, Inaki Urdangarin, prekën ndjeshëm popullaritetin e mbretit.
Por në të njëjtën kohë popullariteti i princit rritet.
I gjatë 1,98 metra, brun me sy jeshile, elegant, Filipi përpiqet të krijojë një imazh modernizimi dhe përafrimi. Madje martesa e tij në vitin 2004 me Letizia Ortiz, e thjeshtë, gazetare dhe e divorcuar, e para e këtij lloji në historinë e monarkisë spanjolle, e ndihmoi shumë në imazhin e tij.
Ata tani kanë dy vajza të vogla bjonde, Leodora, që lindi në tetor 2005 dhe Sofia, që lindi në prill 2007.
Familja deri tani ka jetuar larg nga madhështia, në një banesë të bukur të ndërtuar për Filipin në parkun e pallatit të Zarzuelas, pranë Madridit. Është në kryeqytetin spanjoll që lindi Filipi i Burbonëve, më 30 janar 1968, i vetmi trashëgimtar mashkull pas lindjes së Elenës në vitin 1963 dhe të Kristinës në vitin 1965. Monarkët më në fund kishin mbretin e tyre të ardhshëm, Kushtetuta spanjolle i jep përparësi trashëgimtarit mashkull.

Një rol në rritje
Në moshën nëntëvjeçare, në vitin 1977, Filipi emërohet princi i Asturias dhe zyrtarisht trashëgimtar i kurorës spanjolle. Madje në këtë vit ai do të mbajë edhe fjalimin e parë para parlamentit.
Katër vite më vonë do të marrë mësimin e tij të parë të madh, gjatë përpjekjes për grusht shteti të kolonelit Antonio Tejero, më 23 shkurt 1981. Pengimi i grushtit të shtetit do t’i japë mbretit imazhin e mbrojtësit të demokracisë spanjolle.
“Babai i tij e mbante gjithnjë pranë. Ai donte që i biri të ishte në zyrën e tij që të shikonte se si punonte”, tregon mbretëresha Sofia për gazetaren Pilar Urbano.
Pasi mbaroi gjimnazin në Kanada, Filipi do të kryejë nga viti 1985 në vitin 1988 shkollat ushtarake të tre ushtrive. Ai do të ndjekë studimet në drejtësi në Universitetin autonom të Madridit dhe një master në marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në Uashington.
Me kalimin e kohës, ai do të merret gjithnjë e më shumë me aktivitete publike, kryesisht jashtë vendit.
Ai prej shumë kohësh është konsideruar si njëri prej trashëgimtarëve më të lakmuar të Spanjës dhe familja mbretërore ka mbajtur në fshehtësi të plotë marrëdhëniet e tij intime, deri sa u fejua, në nëntor 2003, me Letizia Ortiz./atsh