Porosi vetvetes - Alija Izetbegoviq



Të mbetesh vertikalisht
Si do ecësh kokëulur nën yjet,
Në cilëndo rrugë të nisesh
Në fund pret vdekja
Dhe çdo gjë përfundom me shkatërrimin
Dhe Ti do të vdesësh
Dhe kjo botë do të vdesë
Prandaj të qëndrosh pa u përkulur.

Përktheu Smajl Saka
____________

Alija Izetbegoviqi, ish-president i Bosnjës, e ka shkruar këtë vjershë gjatë qëndrimit në spitalin, ku ndërroi jetë. Dorëshkrimi është gjetur nga i biri, Bakiri, në një sirtar të shtratit spitalor. (Shënim i përkthyesit)