Presidenti amerikan, Barack Obama rikonfirmoi pas mbërritjes së tij në Varshavë se angazhimi amerikan për sigurinë e Evropës lindore,trazuar nga kriza ukrainase, ishte shumë i rëndësishëm.
“Angazhimi ynë për sigurinë e Polonisë dhe atë të aleatëve tanë në Evropën qendrore dhe lindore është një gur themeli për sigurinë tonë dhe ai është shumë i shenjtë”, deklaroi ai pas takimit me pilotët ushtarak polak dhe amerikan në aeroportin e Varshavës.
President amerikan nënvizoi se SHBA dhe NATO kishin riforcuar angazhimin e tyre për sigurinë e Polonisë gjatë krizës ukrainase. Ai shtoi se do të njoftonte ndihma të tjera për sigurinë në Evropën Lindore.
“Siguria e Polonisë dhe e gjithë rajonit është e lidhur ngushtë në bashkëpunim me SHBA-në, me praninë e trupave amerikanë në tokën polake, në një kohë që ne jemi përballur me një krizë shumë pranë kufijve tanë dhe atyre të NATO-s”, deklaroi presidenti polak, Bronislaw Komorowski.