Plazhi: Ja se si t’i mbroni flokët nga dielli

Ky artikull do t’ju ndihmojë me këshilla të dobishme për t’i mbrojtur flokët tuaj gjatë pushimeve në plazh

Pushimet në det janë një “ilaç” i vërtetë për mendjen dhe trupin tonë, deri në momentin kur nuk flitet për flokët!
Pikërisht kështu, sepse flokët janë pjesë e trupit tonë, të cilët e “vuajnë” shumë ekspozimin në diell nga substancat tipike të verës, si kripa dhe klori. Ndaj, nëse nuk kurohen ashtu siç duhen, pas kthimit nga pushimet zgjidhja është një dhe e vetme: prerja! Megjithatë, për ata që duan medoemos të ruajnë gjatësinë e flokëve dhe për pasojë shmangien e prerjes së tyre, është e nevojshme që të dinë t’i mbrojnë flokët nga dielli dhe nga gjithçka që i dëmton gjatë verës. Kështu, për të mbrojtur flokët nga dielli është e nevojshme të ndiqni disa rregulla të shkurtra, por efikase, të cilat mund t’i zbatoni jo vetëm gjatë ditëve të pushimeve, por gjatë gjithë periudhës së verës.
Atëherë rregullat janë këto:
Lahuni me shampo gjithmonë pas përfundimit të një dite plazhi
Nëse mendoni se larja e tyre për çdo ditë gjatë pushimeve mund të jetë e dëmshme, duhet të dini se është akoma më keq nëse e lini lëkurën e kokës dhe flokët tuaj me kripë deti, rërë apo pluhur. Pra, larja e flokëve me shampo pas detit është më se e nevojshme, ndërsa produktin duhet ta zgjidhni delikat.
Mbrojini flokët në plazh
Përpara se të dilni në diell është e nevojshme që mbi flokët tuaj (sidomos te majat) të aplikoni një produkt mbrojtës. Në treg janë të pranishëm vajra të dobishëm nga më të ndryshmit, por alternativa e duhur pa dyshim është Shea Butter (gjalpë), i cili ka mjaft veti të mira zbutjeje, antioksidante dhe hidratuese.
Uji i ftohtë
Për t’u rivendosur flokëve aciditetin natyral, në shpëlarjen e fundit të tyre ju mund të përdorni ujë të ftohtë ose uthull molle.
Maska e vajit
Dy herë në javë, përpara se t’i lani me shampo, flokët mund t’i ushqeni me një maskë vaji bajamesh të ëmbla ose vaj prej embrioni të grurit.
Shtojca
Nëse e dini se pushimet tuaja do t’i kaloni në det, situatës së dobësimit të flokëve tuaj mund t’i paraprini që një muaj më parë me disa përbërës të tjerë shtesë duke i forcuar ata. Të duhurit janë ata me bazë qumështi ose embrion gruri.
Balsami
Pas larjes së flokëve tuaj me shampo, nuk duhet të harroni asnjëherë përdorimin e një balsami regjenerues.
Lidhja bisht
Është një mënyrë praktike, por edhe në modë, e cila i mbron flokët nga dielli dhe era. Kështu, shmangni mundësinë që në përfundim të ditës ta gjeni kokën gjithë nyja.
Thajini si të ishin prej kristali
Thajini flokët me ngadalë dhe pa i shtrënguar fort me peshqir, si dhe pa abuzuar me tharësen.
Vendosni kapele
Zgjidhni një kapele që ju përshtatet dhe kështu i mbroni më së miri flokët, por edhe fytyrën.
Mos i thani me peshqir flokët pas daljes nga deti, kjo i dëmton dyfish.