Kampionati Botëroor i Futbollit, definitivisht mund ta ngre siparin e tij, sepse më në fund u zgjodh edhe "Miss Botërori”! Ajo quhet Daniela Okoro Mehija.
Kjo kolumbiane u zgjodh të premten në edicionin zyrtar të “Miss Botërorit”, që u mbajt në afërsi të qytetit Frajburg të Gjermanisë.
Çdo shtet, nga 32 sa marrin pjesë në kampionatin Botëror të Futbollit, kishte përfaqësuesen e tij në këtë garë, megjithatë u vlerësua vetëm bukuria dhe jo edhe njohuritë e tyre për futbollin.
Juria ishte e përbërë nga ish-lojtarë dhe gazetarë sportivë. Fituesja Daniela Okoro Mehija (25) është studente nga Kolumbia./tetovanews.info









