Papa ndalon Ford-in për një bekim në rrugë (VIDEO) (FOTO)




Papa Françesku ndaloi makinën e tij tip Ford në anë të një rruge fshati për të puthur një vajzë me aftësi të kufizuara, që po e priste në krah të rrugës.
Lideri i Kishës Katolike po kthehej nga një udhëtim në jug të Italisë, kur pikasi një banderolë që kishte ngritur familja e vajzës.
“Ju lutemi Papë, ndaloni këtu se një engjëll po pret për ju,” shkruhej në banderolë.
Papa doli nga makina, u përkul dhe e puthi Robertën në ballë, ndërsa familja e tij e falenderonte.