Në ambjentet e e Pallatit të Rinisë në Prishtinë ora 18:00, do të çelet sot edicioni I 16-të i aktivitetit tradicional ‘Panairi i Librit Prishtina 2014”, ku në të cilin do të marrin pjesë rreth rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora, dhe nuk do të mungojnë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Aktiviteti I organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të prezantojë rreth 1200 tituj të rinjë librash, si dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë të viteve të fundit.
Aktiviteti I organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të prezantojë rreth 1200 tituj të rinjë librash, si dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë të viteve të fundit.
Në kuadrin e kësaj ngjarje, shoqata e Botuesve të Kosovës, njofton se do të ketë edhe një varg aktivitetesh të tjera, të cilat përkojnë edhe me përvjetorët te disa personaliteteve letrarë shqiptare dhe botërore siç janë:
- 450-vjetori i lindjes së Shekspirit,
- 200-vjetori i lindjes së Jeronim de Radës,
- 170-vjetori i lindjes së Zef Serembes,
- 140-vjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit,
- 100-vjetori i lindjes së Octavio Paz,
- 100-vjetori i lindjes së Marguerite Duras,
- 100-vjetori i lindjes së Sterjo Spasses,
- 100-vjetori i lindjes së Mehmet Gjevorit
Siç bëjnë me dije organizatorët, personalitetet do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera të panairit.
Shoqata e Botuesve të Kosovës në fund do të aktivitetit, pra në datën 7 qershor, do të organizojë në ambjentet e Hotel Prishtina edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në zhanerat:
- Prozë,
- Poezi,
- Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë,
- Përkthim letrar,
- Projektin kapital,
si dhe:
- Shkrimtarin e vitit (letërsi shqipe),
- Shkrimtarin e vitit (letërsi e huaj),
- Stendën më të vizituar
Në këtë ngjarje të rëndësishme në Prishtinë, Akademia e Shkencave do të marrë pjesë me një stendë të pasur me botimet më të reja






