Pakistan, sulmohet aeroporti i Karaçit, të paktën 28 të vdekur (FOTO)


Një grup prej 12 personash kanë mësyrë një terminal të aeroportit të Karaçit, kryeqyteti ekonomik i Pakistanit. Në përleshjen me armë zjarri me njerëzit e sigurisë, mbetën të vrarë 28 persona, mes të cilëve rojet pakistaneze, civilë dhe të 12 atentatorët.
Ushtria vendase ka konfirmuar se “të 12 terroristët u vranë dhe aeroporti u çlirua”. Pak orë më pas u regjistruan sërish të shtëna.
Burime të ushtrisë, kanë referuar që terroristët, të armatosur deri në dhëmbë, kanë hyrë në një terminal të vjetër nga hyrja që futen zyrtarë dhe magazinierë, duke treguar dokumente dhe karta identiteti false.
Menjëherë hodhën bomba dhe nisën të qëllojnë ndaj forcave të sigurisë, duke vrarë disa agjentë dhe 4 civilë, para se të qëlloheshin për vdekje nga forcat e policisë. Gjatë sulmit, i gjithë perimetri i zonës u rrethua, të gjitha udhëtimet e avionëve u anuluan dhe personeli u evakuua.
Pas disa orësh, sulmi në aeroport përfundoi dhe të gjitha anëtarët e komandës terroriste u vranë.