Rock Grupi tetovar “Objective” ka publikuar dhe promovuar këngën e re të titulluar “Ti na mungon",
të shoqëruar edhe me videoklip. Kënga është një rock-elegji dhe i kushtohet Burim Skënderit,
i cili humbi jetën tragjikisht me motoçikletë.
Tekstin e këngës e ka shkruar tekstshkruesi i njohur, Lirim Alija, kurse videoklipin Frameln Production.

Vitet kalojnë, kjo ditë assesi
Kujtime trazon
Rrugët e mbushura, plot dhembshuri
Se ti na mungon
O botë rinore...me kokën mbi re
Mos u rrëmbe, nga ëndrrat pa fre
Pse kaq nxitim
Në rrugët pa kthim
Që sjellin pikëllim
Ajo kënaqësi, mbi pasion hypur
Sa qe fatale
U nda Pranvera, ashtu papritur
Si një petale
O botë rinore...me kokën mbi re
Mos u rrëmbe, nga ëndrrat pa fre
Pse kaq nxitim
Në rrugët pa kthim
Që sjellin pikëllim