Obama: SHBA është gati që të godasë militantët islamikë në Irak


Presidenti amerikan Barack Obama tha se SHBA është gati që të ndërmarrë aksione ushtarake të shënjestruara ndaj militantëve islamikë në Irak.
Sipas BBC, Obama tha se aksione do ndërmerren nëse dhe kur situata në terren ta kërkojë diçka të tillë.
Por ai theksoi se forcat amerikane nuk do kthehen për të luftuar në Irak.
Ai shtoi se mbi 300 këshilltarë ushtarakë do të dërgohen për të ndihmuar përpjekjet e qeverisë irakiane.
Megjithatë ai insistoi se kriza ka nevojë për një zgjidhje politike.
Qeveria e Irakut i ka kërkuar ndihmë Amerikës për të goditur militantët islamikë të organizatës ISIS, që kanë fituar terren në vend gjatë dhjetë ditëve të fundit, duke pushtuar dis qytete kryesore.
Obama tha se nuk është detyra e SHBA që të zgjedhë liderët e Irakut, por u bëri thirrje atyre që të kenë një agjendë sa më përfshirëse.
Konflikti në Irak është duke u zhvilluar mbi një ndarje sektariane dhe kryeministri shia, Nouri Maliki, është akuzuar se ka ushqyer politika anti- sunite.
Obama tha se SHBA nuk do ndërmarrë veprime ushtarake që mbështesin një sekt brenda Irakut në kurriz të një tjetri.