Nusja shqiptare e Lindegaard, në duart e 11 meshkujve


Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, i dha fund beqarisë ditë më parë duke u kurorëzuar me portierin e Mançester Junajtidit, Anders Lindgeaard, por ajo ceremoni nuk kaloi si zakonisht. Portieri i dytë i Junajtidit, Anders Lindgeaard, dhe modelja shqiptare ka kohë që janë në lidhje dhe ata vetëm tani vendosën të kurorëzohen. Ceremonia martesore u mbajt në Danimarkë teksa të ftuar ishin familjarët e çiftit. Si do që të jetë, një fotografi interesante doli nga kjo martesë, që nuk është e zakontë për traditën shqiptare – nusja bëri fotografi në duart e 11 meshkujve.