NUK KA VEND NË VARRE: Kinezët vetëvriten për të mos e humbur vendvarrimin!


Ata më herët kishin të drejtën për të zgjedhur njërën nga dy alternativat, të varrosen apo të digjen, por tani më ata nuk mund të vendosin për këtë gjë.

Disa dhjetëra kinezë të moshuar kanë bërë vetëvrasje për t`i ikur ndalimit të varrosjes që hyri në fuqi në fillim të këtij muaji. Në fakt, autoritetet e provincës Ahnui kanë sjellë vendimin për mbylljen e varreve
Çdokush që do të vdes pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, trupi do t`i digjet, sepse varret po marrin shumë tokë. Para 1 qershorit njerëzit kanë mundur të zgjedhin se a do të varrosen apo digjen, po tani më nuk e kanë alternativën e varrosjes.


Në vendet urbane ky vendim nuk ka pasur shumë ndikim dhe jehonë, kurse në vendet rurale shumica  e shohin si të papranueshme djegjen e trupit, prandaj edhe u bënë gjithë ato vetëvrasje para hyrjes në fuqi të këtij ligji./tetovanews.info