Njihuni me majmunin që ndez zjarrin, përdor Skype, kupton 3000 fjalë dhe çdo 15 minuta bën seks (VIDEO)



Majmunët bonobo janë emocionalisht inteligjentë dhe kur iu vdes ndonjëri nga pjesëtarët e tufës e qajnë dhe e vajtojnë me ditë të tëra dhe ia përgatisin varrin.

Kanzi ka 33 vjet, di të ndez zjarrin, të përgatis omëlet, pi ujë nga shishja, kupton rreth 3000 fjalë. Është pjesëtar i familjes së majmunëve të shimpanzave bonobo dhe me njeriun kanë 99 përqind ADN të njëjtë. Doktoresha Xhared Tagliatela e ka xhiruar me orë të tëra dhe e ka studiuar sjelljen e tij. Sipas fjalëve të saj, ai jo vetëm që kupton emrat, por edhe foljet, si p.sh. të vraposh, të hash etj.
Te ai mund të vërehen emocionet, si  gëzimi dhe dëshpërimi, por edhe empatia. Kanzi mund të lidh fjali me kuptim, çka e tregon më së miri edhe shembulli kur doktoresha rrëshqiti dhe desh u rrëzua, kurse ai i tha: “Ji e kujdesshme”.

Majmunët bonobo futen në llojin e majmunëve të rrezikuar nga zhdukja. Fat në fatkeqësi është se ata bëjnë shumë shpesh seks, cdo 15 minuta, prandaj edhe nuk i hasim nëpër kopshtet zoologjike.Jetojnë në harmoni të plotë dhe në bashkësinë e tyre nuk ka mashkull alfa dhe nuk ka luftë për dominim./ tetovanews.info

Shikojeni videon: