Njerëzit që kanë sakrifikuar veten për shkak të besmit fetar


Veprime rrëqethëse demonstrohen zakonisht gjatë ceremonive fetare, nëpërmjet të cilave, anëtarë të besimeve të ndryshme ndër shumë popuj të botës, paraqesin forcën e gjithëfuqishme të Perëndisë. Kështu, një rast i veçantë është  në jug të ishullit Ceylona (Indi), gjatë një ceremonie fetare për nder të Hynjisë hinduse, anëtarë të këtij besimi, të shpuar me mjete metalike dhe të kapur nëpër pjesë të trupit me  çengel, rrinë varur për një kohë të gjatë. Ndër fenomenet e shumta (si burim i forcës së brendshme të njeriut), por në dukje rrëqethës, është edhe fenomeni i therjes në pjesëve të ndryshme të trupit me mjete të mprehta metali. Duke  shqipëtuar fjalë magjike, ata bien në gjendje transi dhe nuk ndiejnë kurrfarë dhembjeje.



Rastet

Pastaj  anëtarët e sektit Sadhu, të cilët për nder të Zotit Shiva dhe gruas së tij Minakshi, për çdo vit mblidhen në tempullin e njohur në qytetin Madurai, në jug të Indisë, ku  „njeriu i shenjtë“ me një shpatë të madhe i shpon te dy anët e fytyrës dhe gjatë asaj gjendje ekstaze ai nuk ndien kurrfarë dhembjeje.Gjithashtu, rast konkret  i kemi edhe demonstrimet e dërvishëve tanë (Kosovë), ceremonia e të cilëve mbahet në Prizren. Dërvishët, që i takojnë rendit të Rufaive, për çdo vit, me 22 mars, me rastin e Sulltan Nevruzit, ditës së lindjës së Alisë, treshëgimtarit të parë të Muhametit, në teçen e Prizrenit, e festojnë këtë ditë me një ceremonial të veçantë, gjatë të cilit  kryhen therje me  shpata, pinjall e hanxhar.Ceremoniali fillon me këndimin disaorësh të ilahive, pas të cilave vjen Ziqiri (Ziqiri është një lutje e dërvishëve, nëpërmjet së cilës ata ndahen nga bota e përditshme, prej Nefisit (egos) dhe i dorëzohen  Allahut ). Përsëritja e pandërprerë e emrit të Allahut, e cila shoqërohet me thirrje karakteristike „Hu“, dhe lëvizjet e kombinuara ritmike, herë në një anë e herë në tjetrën, i bien ata në një gjendje transi (autohipnozë). Pas kësaj, nën tingujt e instrumenteve të posaçme, fillon dërgimi i viktimave të përgjakura Allahut, pra fillon therja rituale nëpër faqe, gjuhë, bark etj. me anë të mjeteve të mprehta metalike si: shpata, hanxhar, pinjall etj.të cilën dërvishët e quajnë “zarpa”.

Qëllimi  i ritualit nuk është fascinimi i masës, thonë ata, as  provokim i ndonjë sensacioni magjik, por  dëshmi e fuqisë së Zotit, pasi sipas sufizmit, në çdo besim ekziston  emisari i Zotit, i cili duhet që me anë të veprimeve  të veta (që dërvishët i quajnë “keramete”) të dëshmojë  fuqinë  e të Madhërishmit. Poashtu, thonë se “kerametet” nuk i kryen dërvishi, por  ai e lë në dispozicion trupin e tij fizik, nëpërmjet të cilit i Madhërishmi  demonstron fuqin e vet. Gjithashtu është interesant te ceket se edhe gjatë ritualit, por edhe pas daljës nga ai, ata nuk ndjejnë dhembje në trupin e tyre fizik, si dhe gjurmët e plagëve të marra nga mjetet metalike  vërehen fare pak  e edhe gjakderdhje nuk kanë. Një dukuri të njëjtë e demonstroi edhe holandezi Mirina Daja, në vitin 1947, dhe atë para ekspertëve të njohur mjekësor. Ai lejoi që publikisht t’i futet  shpata në cilëndo pjesë të trupit. Kështu ai me shpatë të ngulur nëpër mëlçi e veshkë, lëviste rreth spitalit pa vështirësi, bile edhe vraponte. Profesorët, të cilët e kontrollonin Dajen në spitalin e kantonit të Zürichut dhe Bazelit (Zvicër), bënë edhe fotografimin me rentgen, për të evituar çdo manipulim, dhe në fund konstatuan se vërtet Dajes i ishte shpuar veshka dhe mëlçia (këtë e vërteton edhe fotografia e rentgenit).  Dhe pas nxjerrjës së shpatës, plagët iu shëruan shumë shpejt dhe pa gjakderdhje. sa-kra.ch