Një ditë botërore kundër punës së fëmijëve

Nga Rajna Kovaçi

12 Qershori shënon Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në vitin 2002, si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e rëndë të fëmijëve në botë. Dita Botërore ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punës së fëmijëve. Ndikimi i shpalljes së kësaj dite reflektohet në numrin e madh të ratifikimeve të Konventës nr.182 të ILO-s, mbi format më të këqija të punës së fëmijëve dhe Konventës së ILO nr. 138 mbi moshën minimale për punësim. Në fillimin e këtij viti publikisht u botuan fakte trishtuese për kushtet cnjerëzore të punës dhe shfrytëzimin e punës së fëmijëve në Kinë në fabrikën e prodhimit të materialeve të Samsung. U zbuluan kushtet e tmerrshme të punës në një fabrikë në Kinë, që prodhonte produkte të Samsungut. Njëkohësisht  ishin zbuluar kushtet e tmerrshme të punëtorëve në fabrikën kineze Foxconn-prodhues i produkteve të Apple. Skandali coi në një hetim ndërkombëtar dhe në uljen e imazhit të kompanisë kineze.  Sipas një raporti të ri të një agjensie shtetërore kineze për monitorimin e punës dhe shfrytëzimin e fëmijëve u bë e ditur se Foxconn nuk është e vetmja fabrikë ku punëtorët-fëmijë punojnë në kushte cnjerëzore. Por në një fabrikë tjetër prodhuese –HEG Electronics, ku prodhohen produkte për Samsung Korean, kushtet e punës ishin akoma më të tmerrshme.
Sipas raportit të marrë nga Laptop Mag, autoritetet e drejtësisë kanë zbuluar, se në fabrikën e  HEG-un kanë marrë në punë fëmijë nën moshën 16 vjecare si “nxënës –punëtorë”. Ata përbëjnë 80% të fuqisë punëtorëve, dhe sipas drejtuesve të ndërmarrjes këto punëtorë ishin marrë përkohësisht për të mësuar si nga shkollat e ulëta por edhe nga gjimnazet që ndodheshin në rajonin pranë fabrikës. Këto përforëcime ishin marrë në kohën kur po prodhoheshin produkte të reja kur puna për prodhimin e këtyre prdukteve ishte maksimale. Pagesa e fëmijëve ishte 70% në krahasim me kolegët e tyre të përhershëm, dhe në ato kushte cnjerëzore. Pagesat e ulëta pothuajse nuk përbënin problem më të madh. Shpesh fëmijët ishintë plagosur apo të goditur, të dënuar dhe të dhunuar nga pronarët e tyre apo të përjashtuar nga puna padrejtësisht. Dhe a e dini përse ishin të dënuar fizikisht e më pas të flakur nga puna? Sepse ata nuk punonin dot mjaftueshëm shpejt. Punëdhënësit e tyre I ndëshkonin fëmijët edhe nga ana psikologjike si psh. Shkruanin vetë ata një vetëkritikë të bërë me shkrim. Shkruesit e raportit përshkruanin edhe rastin e 14 vjecares vajzë, që u rëzua duke shkuar në sallën e prodhimit të produkteve të reja dhe u plagos shumë rëndë. Punëdhënësit I refuzuan ndihmë dh e pushuan nga puna si një punëtore pa përvojën e duhur. Pas  zbulimit të SAMSUNG -ut u zbuluan edhe firma të tjera që  mallin e tyre e kanë prodhuar duart e fëmijëve të miturqë gjendja e tyre ekonomike I ka lënë pa fëmijëri.EN
Sipas  të dhënave të fundit në nivel global, 115 miljon fëmijë  bëjnë pjesë dhe kontribuojnë me punën e tyre dhe janë pjesë e punës që rrezikon jetën e tyre,  këto lloj punësh mund t’u dëmtojë trupin dhe organizmin njëherë e përgjithmonë. Dita botërore kundër punës së fëmijëve duhet të jetë e shënuar në kalelendarin personal të sejcilit prej nesh. Organizata vendosi që ky problem duhet të bëhet objekt i “Inspektimit Kryesor të Punës”. Me inisiativën e  Organizatës Ndërkombëtare  të Punës do të shkruhet:”Kujdes! Punojnë fëmijë ! Shkurtoni punën e fëmijëve”. Sipas të dhënave të ndryshme të publikuara, në rang global 115 miljona fëmijë punojnë në kushte cnjerrëzore që mund tu shkatërojnë shëndetin, moralin dhe jetën e tyre në tërësi.
Gjatë vitit 2010 inspektorjati i punës ka lëshuar 1834 leje pune për shfrytëzimin e fëmijëve të mitur, nga të cilët 100 janë leje për punë për fëmijë nën moshën 16 vjec dhe 1734 janë fëmijë nga 16-18 vjec. Gjatë 5 mujave të parë të vitit 2011 u dhanë 186 leje prej 201 leje të kërkuara . pjesa më e madhe e fëmijëve të mitur merren në punë të ndryshme në sektorët e shërbimeve si në hoteleri, restorante, raporton Inspektoriati i Lartë i Punës.
Mbi 10,5 milion fëmijë në botë  janë të detyruar të punojnë
Rreth 10,5 miljon fëmijë nëpër botë nga të cilët fëmijë minorenë punojnë, si punë që kanë lidhje me shërbimet e punëve të shtëpisë nëpër shtëpi. Pjesa më e madhe e tyre kryejnë punët më të vështira, ata shfrytëzohen si skllevër. Këto fakte i jep statistikat e kryera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës,të pasqyruar në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve më 12 Qershor 2011. Sipas statistikave 351 miljon fëmijë nën moshën 17 vjece (23%nga numri total i fëmijëve) janë të zënë me ndonjë punë dhe veprimtari ekonomike. Prej tyre 245 miljon fëmijë (16% punojnë, ndërsa 170 miljon. (11%) e fëmijëve janë vendosur në kushte të tmerrshme punë.
Nga fëmijët punëtorë gjashtë miljon e gjysëm prej tyre janë të moshës nga 5 deri 14 vjec, kur 71% prej tyre janë vajza, sipas Organizatës Ndërkombëtare  të Punës fëmijët i zënë me shërbime të ndryshme  domeste  (punët e shtëpisë) nëpër shtëpi të ndryshme.  Sipas të dhënave  fëmijët, që merren me shërbime domeste, kryejnë shërbime nga më të ndryshmet si larje, hekurosje, fshirje, gatim, kopshtari, transport uji si dhe përkujdesje fëmijësh dhe përkujdesje për moshën e tretë. Shpesh të nënshtruar ndaj dhunës fizike, seksuale, psikike dhe në kushte të këqija pune. Shpesh herë këta fëmijë izolohen nga familjarët e tyre, I fshehin nga shoqëria dhe kanë varrësi të plotë nga punëdhënësi I tyre, fatkeqësisht ata janë fëmijë pa fëmijëri. Gjithashtu kjo pjesë e fëmijëve jo vetëm shfrytëzohen seksualisht por përdoren edhe për qëllime trafikimi si pre e pedofilëve, trafikimit të organeve etj. Nga Organizata Ndërkombëtare e Punës po ndërmerren masa reciproke në nivel local dhe ndërkombëtar për eleminimin e punës së fëmijëve.  Në bazë të këtyre bashkëpunimeve do të jepet dhe do të krijohet një panoramë e qartë e cila do të japë një përshkrim të qartë, do të mbrojë dhe do të eleminojë punën e fëmijëve dhe ti krijojë kushte normale dhe të mira pune për fëmijët më të ritur që në bazë të ligjeve mund të punojnë.  Për këtë qëllim organizata po  mundohet  dhe po ushtron presjon mbi qeveritë e disa shteteve të caktuara që edhe ato vende që kanë mbetur ta ratifikojnë dhe  të veprojnë në bazë të Konventës. Konventa nr.138, (ILO), ashtu si edhe në Konventën nr.182,(ILO) që ndalon rreptësisht format më të rënda të punës së fëmijëve.
Mentalitet i drejtë apo i gabuar?
Shumë njerëz ndajnë idenë se sa më shpejt të mësojmë fëmijët të punojnë, aq më i përgjegjshëm, i sigurtë, dhe i aftë do të bëhet fëmija në të ardhmen. Edhe unë jam dakord, se të përpiqesh t’i arrish objektivat dhe qëllimet e caktuara duke u bazuar në forcat e tua është një shembull pozitiv. Por nuka jam aspak dakord me atë mendimin tjetër se nëse nuk ke filluar punë para moshës 20 vjec do të thotë se je dembel, i papërgjegjshëm dhe me mungesë të theksuar vullneti apo egoizmi. Nëse ke mundësi dhe e ke vendosur, që deri 25 vjec do të biesh mbi librat, mësimet dhe gjuhëve të huaja, kjo është e drejta jote, dhe nuk është shkak të turpërohesh. Tek ne shumë të rinj kanë vendosur edhe të mësojnë por edhe të punojnë njëkohësisht, që është shumë mirë, por nga ana tjetër ka raste që ata përftojnë një demotivim të dyfishtë dhe kemi të rinj të pakënaqur. Sepse nuk mësojnë dhe nuk frekuentojnë shkollën ashtu si duhet, sipas tyre edhe nëse shkojnë edhe nëse jo ata përsëri nuk do mësojnë ashtu si duhet por edhe punën nuk e frekuentojnë dhe nuk punojnë ashtu si duhet. Sepse  këto veprime nuk mund të vazhdojnë të bëhen gjatë gjithë jetës, është e përkohshme por nga ana tjetër edhe paga nuk është kush e di se cfarë!. Sipas meje shërbimi –kamarjer apo shpërndarja e fletëpalosjeve të ndryshme nuk është mënyra e apo veprimi i vetëm që tregon maturi. Po kthehem tek tema e jonë pra nuk është problemi se në cfarë moshe duhet të fillojmë të punojmë, por në cfarë moshe duhet ta fillojmë ta bëjmë. Sepse egziston ai punësim, i cili shfrytëzon dhe zhduk miliona fëmijë të planetit tonë, dhe kjo është shumë e frikshme. Fëmijët punëtor i gjen në veprimtari të ndryshme ekonomike të ballafaquar cdo minutë me riskun, dhe ky problem është tashmë shumë i rrezikshëm dhe ka një karakter global. Në të gjithë botën nëpër fshatra fëmijët e fshatit punojnë në bujqësi sepse ata janë të familjarizuar me fshatin dhe me punët e bujqësisë. Janë rreth 70% numri i të rinjve që punojnë atje. Ky është një fenomen i njohur edhe për ne ka një rrezik shumë të madh se shumica e këtyre fëmijëve e abandojnë shkollën sepse nuk e kuptojnë rëndësinë e saj dhe largohen. Ka një numur të konsiderueshëm fëmijësh që larhohen nga shkolla madje në moshë të mitur.
Sipas raportit të fundit të ILO numri i fëmijëve që janë të lidhur me punë plot me risqe, ku ata janë të pambrojtur, të pasigurtë, për shëndetin dhe zhvillimin e tyre mendor dhe shëndetësor janë rreth 125 milionë. Rreth 80 miljonë vajza nëpër botë bëjnë punë dhe veprimtari të rënda  të njëjta me punën që kryejnë djemtë. Shpesh herë vajzat janë të detyruara ti nënshtrohen formave më të rënda të shfrytëzimit të fëmijëve në situata nga më të tmerrshmet si të fshehura pas mureve  të fabrikave apo uzinave por shpesh edhe pas mureve të shtëpisë së tyre.
Edhe në Shqipëri egziston një problem i tillë, në Shqipëri gjatë vitit 2001 në bujqësi punonin rreth 200 mijë fëmijë. Gjatë vitit shkollor 2004-2005 nga sistemi ynë mësimor u larguan rreth 3%  nxënës nga numri i përgjithshëm i nxënësve në rang vendi. Gjysma e tyre u larguan nga shkolla për të punuar. Por ky mbetet një fenomen i përhapur edhe për fëmijët e ardhur në Tiranë nga zonat e thella të vendit. Sipas ILO-s forma më e rëndë e punës së fëmijëve duke përfshirë si trafikun edhe shitjen  e fëmijëve, por ka shtete të ndryshme të botës si në Afrikë, Azi etj që fëmijë të mitur merren ushtarë dhe bëhen pre e luftërave të kota të shteteve fqinjë duke rrezikuar edhe jetën. Një problem i madh mbetet edhe prostitucjoni, pronografia, pedofilia. Më të keq shfrytëzuara janë vajzat, fëmijë që nuk kanë kujdes prindëror, fëmijë pa familje, fëmijë me ngjyrë, fëmijëve të rrugës etj.
Këto fakte na bëjnë që të mendojmë thellë se cfarë jemi duke bërë ne? Për këtë problem kaq akut dhe të tmerrshëm? Pavarësisht projekteve të organizatave të ndryshme, NGO-ve vendase dhe të huaja. Detyrat kryesore për përmirësimin e jetës së fëmijëve sidomos atyre që janë në gjendje të rëndë ekonomike i ka shteti. E rëndësishme është që shteti  ti rregullojë kushtet e jetesës në fshatin e saj. Sipas Ministrisë së Punës në Shqipëri, të dhënat flasin për rreth 540 fëmijë që punojnë në sektorin formal dhe 315 të tjerë janë të përfshirë në format më të këqija të punës, veçanërisht fëmijë që punojnë në rrugë, ekspozohen ndaj rreziqeve të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual. Nën moton “Jo Punës së Fëmijëve: Ajo mohon Fëmijërinë” organizatat në mbrojtje të fëmijëve kanë apeluar në një konference të përbashkët duke hartuar plane konkrete me qëllim minimizimin e këtij fenomeni. Me sa shohim janë të pamjaftueshme dhe pa rezultate.
Gjithashtu kërkohet vëmendja e të gjithëve në një ditë si kjo, për të bërë apel dhe për të reflektuar në parandalimin e tij, duke përfshirë të gjithë shoqërinë, që nga nivelet më të larta të politikbërjes deri te individët të cilët luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Deri tani këto veprimtari nuk kanë patur një efekt pozitiv në përgjithësi kanë qenë formale dhe me qëllime të theksuara shou dhe mediatike.
Në Shqipëri shtresat e fëmijëve që preken sot nga puna e zezë janë pikërisht shtresat e fëmijëve romë dh egjiptjan. Institucionet shtetërore kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese duke rritur ndërgjegjësimin mbi këtë fenomen dhe pasojave negative që ka në shoqëri. Por Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, sqaron se jo të gjitha punët që kryejnë fëmijët dhe adoleshentët duhen eleminuar. Pjesmarrja e fëmijëve ose e adoleshentëve në punë që nuk ndikon në shëndetin dhe zhvillimin e tyre personal, ose që nuk ndërhyn në shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohen si pozitive. Kjo përfshin veprimtari të tilla si të ndihmosh prindërit rreth shtëpisë, të ndihmosh në një biznes familjar ose për të fituar para jashtë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve shkollore. Këto lloje aktivitetesh kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe në mirëqenien e familjeve të tyre. Këto punë të lehta ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët në përgatitjen e tyre për të qenë anëtarë produktivë të shoqërisë gjatë jetës së tyre si të rritur.