30 kilometra në veri të qytetit Manaus, që është ndoshta qyteti më ekzotik ku luhen ndeshjet e Kupës së Botës, shtrihet fshati i Sao Joao do Tupe, ku jeton një komunitet i vogël indigjenësh, i mbajtur larg pjesës botës moderne nga lumi Amazona. Aty populli desana bën një jetë paqësore, duke mbijetuar falë peshkimit dhe prodhimit të xhinglave për turistët, që mbërrijnë nga kryeqendra e shtetit të Amazonias. Zhvillimi i Kupës së Botës në Brazil ka ndikuar edhe në jetën e këtij fisi të pamësuar me jetën moderne. Prania e një numri më të madh turistësh kanë shtuar përfitimet e këtyre njerëzve falë rritjes së tregtisë. Anëtarët e këtij fisi i shikojnë ndeshjet në televizorin e vetëm që është sjellë në fshat nga gjermani Kristian Kornfelder, që erdhi në vitin 2010.
TUPÉ from Cria da Casa Productions on Vimeo.






.jpg)