NË PRAG TË BOTËRORIT: Bëje një xhiro rrugëve të stolisura dhe të bojatisura të Brazilit! (FOTO) (VIDEO)


Nëse shkoni në faqen kryesore të Google-s, do ta vini re menjëherë një njeri të vogël që luan me topin e futbollit. Ai do t`ju nis rrugëve të Brazilit dhe do t`ju tregojë se si janë zbukuruar dhe bojatisur në prag të Kupës së botës.

Kampionati Botëror në Futboll “Brazili 2014” fillon nesër dhe të gjithë sytë e botës do të drejtohen nga ky vend i Amerikës Latine. Google na e ka mundësuar që në mënyrë interaktive të shëtisim rrugëve të Brazilit, të kënaqemi me këto rrugë të stolisura shumë bukur dhe të thithim pak atmosferë para kësak ngjarjeje të madhe sportive ./tetovanews.info