Një video e publikuar nga talibanët tregon momentin e dorëzimit të ushtarit amerikan Bowe Bergdahl.
Ai u dorëzua tek forcat amerikane pas pesë vitesh peng.
Ushtari u lirua nga talibanët të shtunën, në shkëmbim të pesë të burgosurve të Guantanamo.
Por kjo marrëveshje ka shkaktuar shumë debat në SHBA.
Republikanët thonë se Bergdahl është dezertor, ndaj duhet hetuar. Ata akuzojnë Obamën se duke liruar pesë komandantë talibanë nga Guantanamo, ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare në SHBA.
Shkëmbimi ndodhi pranë kufirit me Pakistanin. Bergdahl ishte në një makinë tip fuoristradë, ndërsa një helikopter Black Hawk afrohet për të marrë pengun.
Njëri nga talibanët mban një flamur të bardhë.
“Mos u kthe më në Afganistan,” lexohet me titra në video.