Entuziastët zviceranë kanë mbledhur videot që ishin të ngarkuara në internet dhe i vunë në hartën e botës, kështu që na e mundësuan që të arrijmë në cilindo vend, në çdo kohë, pa lëvizur nga krevati.
Jan Hiersemenzel i tha CNN-it se ka krijuar “Travelbydrone” për të mbledhur galeri videosh nga e gjithë bota.
- Është vështirë të gjesh video-regjistrime turistike të cilësisë së lartë, kurse ekzistojnë kaq peisazhe të bukura gjithandej nëpër botë – thotë ai.
Tani njerëzit do të mund të zgjedhin lokacionin në hartën e botës dhe të shikojnë videoinçizime nga vende të caktuara.
Çdokush do ta ketë mundësinë që të bëj ndonjë filmim amator, i cili pasi të shikohet nga ekspertët për autencitetin e tij, do të zërë vend në këtë hartë të botës.
Shikojeni videon:








