Klajdi Musabelliu
![]() |
Misset në Berat |
Pas turit 2 javor në disa nga qytete turistike të Shqipërisë, 31 vajzat konkurente për kurorën e “Miss Shqipëria 2014”, jane vendosur në Malin e Zi, për përgatitjet e fundit për finalen e madhe në 27 qershor në Kalanë e Ulqinit.
Nga 240 kandidaturat, janë zgjedhur vetëm 31 bukuroshe për garën e më të bukurës, nga të cilat do të përzgjidhet fituesja e këtij edicioni nga një juri e përbërë nga Virgjil Kule, Kledi Kadiu, Holta Dulaku, Ylljet Aliçka, Amarda Toska, Arlinda Duda dhe Florenza Lekstakaj.
![]() |
Miss-et Vlorë |
Në qytetin e Vlorës nisi edhe rrugëtimi i “Miss-it”, ku për dy ditë vajzat kanë vizituar bazën e Pashalimanit.. Vajzat janë shoqëruar nga policia dhe kanë udhëtuar me anije luftarake, dhe ato kanë parë Karaburunin, bregun e Vlorës dhe bukuritë natyrore të bregut shqiptar.
Ndërkohë Berati ishte edhe destinacioni i dytë i turit, qyteti ku vajzat kanë ndalur në kala ku janë pritur nga banorët e saj.
Mali i Shpiragut ka qenë ndalesa e radhës, dhe aty bukuroshet kanë realizuar etyde, kanë vjele qershitë, frutin e stinës në frutoret e zonës, kanë parë Osumin, dhe më pas i janë drejtuar Kavajës, me vizitën e bërë në Gosë, ku u realizua “Miss Shqipëria 2012″.
![]() |
Misset në Pukë |
Në qytetin bregdetar të Durrësit(në ndalën e 4-tërt), vajzat, konkurente të këtij viti, mbrëmjen e 12 qershorit kanë qenë protagoniste të një feste te organizuar në Los Locos Beach, ku konkurentet janë prezantuar me veshjet e skuadrave më të njohura të futbollit në botë, me rastin e çeljes së kampionatit Botëror Brazil 2014.
Rrugëtimi i 31 bukurosheve dhe stafit të “Deliart Association“ ka vijuar ne Pukw, Malësia e Bogës, apo edhe ndalesa e fundit si Thethi, ku grupi ka vizituar Muzetë, hanet, dhe bukurive natyrore që ofronte veriu i vendit.
Producenti Petri Bozo dhe protagonistet e këtij viti kanë mbajtur edhe konferencën e parë për shtyp përpara se të kalonin kufirin për në Mal të Zi, ku kanë treguar se “Mbrëmja e së premtes (27 qershor), në prezantimin e Orinda Huta, do të shpallë një tjetër mbretëreshë të bukurisë shqiptare”.
“Artistë si Irma Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Mihrije Braha etj, do të përshëndesin në natën finale, ndërkohë që edhe vetë prezantuesja, e njohur në fillimet e veta si këngëtare, Orinda Huta do të interpretojë një kompozim interesant, krujuar enkas për “Miss-in”.
![]() |
Florenza Lekstakaj Miss Shqipëria 2013 |
“Janë menduar të gjitha detajet e një spektakli që pritet të ketë një formë të re sa i takon prezantimit dhe detajeve të tjera të spektaklit që shoqëron gjithmonë garën e bukurisë” është shprehur Bozo në deklaratën e tijë.
Florenza Lekstakaj, “Miss Shqipëria 2013″, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e turit të këtij viti, në mbrëmjen e 27 qershorit do t’i dorëzojë kurorën e “Miss Shqipëria 2014”, një mbretëreshe të re tw bukurisë shqiptare/atsh