Ministri francez fle dhe gërhet në mbledhje (VIDEO)


Gjithçka ka ndodhur në një mbledhje zyrtare me delegatët algjerianë për sigurinë në zonën afrikane të Sahel. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius është marrë nëpër këmbë ditët e fundit. Shkak për këtë është bërë një mbledhje zyrtare me delegatët algjerianë për sigurinë në zonën afrikane të Sahel, ku atë, ndoshta edhe nga ecuria e ngadaltë e bisedimeve, e ka zënë gjumi. Kaq është dashur që njerëzit në ueb të tallen me përgjumjen e ministrit, që mesa duket fle fare pak gjatë natës. Ka pasur edhe nga ata që kanë shkuar më tej duke thënë se, ministri madje është zgjuar nga e gërhitura e tij. Edhe pse asgjë nuk është e sigurt për këtë të fundit, vetëm ideja se mund të jetë e vërtetë të bën për të qeshur…