Çfarë duhet bërë që karriera juaj të mos jetë një dështim, por një sukses që do t’ju garantojë para dhe një jetë të lumtur
Për të pasur një karrierë të suksesshme duhen pasur parasysh një sërë rregullash, ku secili prej nesh duhet të angazhohet për t’i plotësuar. Mënyra e parë për një karrierë të lumtur është të zbuloni atë që doni të bëni. Cili është pasioni juaj? Filloni të ndiqni karrierën tuaj para diplomimit, nëse është e mundur të përcaktoni se mendoni qe mund ta ndiqni këtë opsion si karrierë. Ju e zotëroni karrierën tuaj. Nuk është detyrë e askujt tjetër të sigurojë që ju të bëni lëvizjen e duhur në lidhje me karrierën, pra vendosni në një pikë të njihni veten dhe se çfarë do të funksionojë apo jo për ju në karrierë. Zgjidhni të jeni pozitiv. Nëse jeni të pakënaqur me situatën aktuale të punës, ju mund ta ‘luftoni’ atë dhe të ankoheni, por kjo nuk është aspak produktive. Vlerësoni çka dëshironi në një karrierë dhe ndiqeni me zell. Promovoni veten. Shfrytëzoni shërbimet e karrierës në kolegj ose shkollë të lartë, për shembull, për të siguruar se CV dhe çdo material tjetër juaji të reflektojë kush jeni ju dhe kush dëshironi të bëheni.
Njohje
Lidhjet janë të rëndësishme. Ju nuk e dini se kë mund të takoni në të ardhmen që mund t’ju ndihmojë. Ju gjithashtu mund të bashkoheni me grupe në LinkedIn. ‘Vizitoni’ në mënyrë periodike objektivat tuaj -Kuptoni se kush është qëllimi përfundimtar dhe se si mund ta arrini duke përcaktuar hapat ndaj objektivave specifike, kjo do ju mbajë në rrugën e duhur. Gjeni një këshilltar. Ai mund t’ju krijojë lidhjet e duhura. Mentori është një pjesë thelbësore e zhvillimit të karrierës për të gjithë. Ai gjithashtu siguron mundësinë për të ndarë njohuritë e tij me dikë me më pak përvojë në fushën profesionale. Perceptoni dështimet dhe të metat si mundësi. Nëse diçka shkon keq, dhe kjo pa dyshim do të ndodhë dikur, mos u demoralizoni. Kuptoni se çfarë shkoi keq dhe gjeni një mënyrë për ta ndryshuar. Këto janë mundësi për të mësuar. Mësoni të trajtoni stresin. Sigurisht që ne të gjithë do të përballemi me stres gjatë eksperiencës së karrierës tonë në një moment të caktuar, por kryesore është ta kapërcejmë atë. Ka shumë teknika që mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit. Zbuloni dhe provoni ato. Merrni kohën që ju nevojitet. -Ju mund të keni presion nga familja juaj, por është e vlefshme të siguroni kohën që ju duhet për të gjetur punën e duhur në vend që të pranoni ofertën e parë që ju prezantohet. Festoni suksesin tuaj. Nëse keni pasur një ide gjigante apo keni gjetur një mënyrë për të bërë diçka të mirë-gëzojuni asaj. Nëse bëni diçka që pëlqeni, ju ndihmon të reduktoni stresin, ju bën të ndiheni më të shëndetshëm dhe të gëzuar dhe ju ndihmon të përfaqësoni një shembull të mirë për fëmijët tuaj të ardhshëm.






