Më shumë se 500 000 civilë janë larguar si pasojë e luftimeve në Mosul dhe në rajonet përreth, theksoi sot Organizatat Ndërkombëtare për Migracionin (OIM), një organizatë ndërkombëtare e pavarur, në një komunikatë.
Ekipet e OIM-së në vend theksojnë se dhuna në fundjavë pas sulmeve dhe marrjes së kontrrollit të qytetit të dytë të Irakut nga xhihadistët ka shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 500 000 personave brenda dhe në rrethinat e qytetit.


























