Mbretëria e kiçit përballë shkatërrimit: Pallatet e rrezikshme të kriminelëve rumunë (VIDEO)



Autoritetet e qytetit Hunedoara në Rumaninë qendrore kërcënojnë se do të rrëzojnë të ashtuquajturat “pallatet romake”, të cilat u ndërtuan pa leje dhe paraqesin rrezik për sigurinë, transmeton Dejli mejl.

Pronarë të vilave janë kriminelët rumunë,  që u pasuruan në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera evropiane. Para portave shpesh parkohen automobilë sportivë me tabela angleze.
Nga inspektimi i autoriteteve të qytetit u konstatua se në Hunedoara ekzistojnë mbi 50 objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Viorel Arion, kryetari i Bashkisë së qytetit, momentalisht po tenton të gjejë një zgjidhje duke i detyruar pronarët që të paguajnë tatimet, në të kundërt ato do të rrëzohen./tetovanews.info


Shikojini pallatet e mafias rumune: