Ekzistojnë disa fotografi dhe shumë pak dihet për të, por ajo që brengos është se ndikimi i tij te qarqet terroriste po rritet me të madhe – shkruajnë mediat e huaja
Abu Bakr al- Bagdadi është komandant i ISIS-it, shtetit të Irakut dhe Siirisë, përfaqësuesit e të cilit kontrollojnë territor të madh të Irakut.
Ekzistojnë disa opcione për emrin e tij, në fakt emra me të cilët është i njohur - Ibrahim Aëad Ibrahim Ali al-Badri, Abu Bakr al-Bagdadi, Ibrahim Aëad Ibrahim Ali al-Badri al Samarai, Dr Ibrahim i Abu Dua.Si degë të Al-Kaidës, më 8 prill 2013 e themeloi grupin islamik ISIS, e cila ende thirret në Shtetin Islam të Irakut dhe Levantit. Kjo degë ka shkuar shumë larg dhe paraqet rrezik për gjithë botën.
Përveç sulmeve kundër objektivave qeveritare dhe ushtarake, ky grup mori përgjegjësinë edhe për vrasjen e mijëra civilëve irakianë.Edhe në lufrën aktuale civile në Siri është shënuar prania aktive e anëtarëve të këtij grupi xhihadist./tetovanews.info





