KUJDES: Rrezik për zemrën: Plazhi Kopakabana dhe vajzat e Rios




Deri tani, plazhi më popullor në Brazil dhe një nga plazhet më të famshëm në botë, Kopakabana shtrihet në zemër të qytetit “që nuk fle kurrë”, Rio de Zhaneiro. Rripi i rërës së imët prej 4 kilometrash u bë i famshëm në vitin 1923, kur hoteli luksoz ‘Copacabana Palace’ u përurua në mes të qytetit Kopakabana.

Të gjithë njerëzit e famshëm, që nga yjet e kinematografisë e deri tek anëtarët e familjes mbretërore kanë qëndruar në hotelin ‘Copacabana Palace’, madje ky hotel është shfaqur edhe në disa filma artistikë. Mund të thuhet se ky hotel e vendosi plazhin Kopakabana në hartën ndërkombëtare të turistëve. Edhe pas gjithë këtyre viteve, gjiganti “Copacabana Palace” konsiderohet si një nga hotelet më të bukura të qytetit dhe shumë turistë vijnë për të admiruar pamjen, edhe nëse nuk planifikojnë të akomodohen aty.



Kopakabana është vendi ideal për t’u shtrirë mbi rërë, me një pije të akullt në dorë e të thekesh në diell ndërkohë që admiron vajzat e bukura që në gjuhën vendase quhen ‘garotas’ (vajza të reja). Nëse jeni tip aktiv, mund të përfshiheni në lojëra si futbolli i plazhit apo volejbolli i plazhit. Brazilianët janë lojtarë shumë të mirë tek të dyja lojërat, kështu që ka shumë mundësi të humbisni, por të paktën zbaviteni.

Një nga destinacionet më të ngarkuara turistike gjatë Vitit të Ri, Kopakabana tërheq më shumë se 2 milionë turistë në vit dhe u ofron atyre një përvojë vërtet të paharrueshme. Nuk ka gjë më të bukur se të vallëzosh këmbëzbathur në rërë, të këndosh së bashku me njerëz të tjerë të huaj, ndërsa qindra fishekzjarrë ndriçojnë qiellin.


Si shumë plazhe të tjera në Brazil, Kopakabana përmban rryma të forta uji dhe dallgë të fuqishme, kështu që duhet të mendoheni mirë para se të rrezikoheni shumë thellë në oqean. Uji është gjithashtu shumë i ftohtë, por eventualisht mësohesh me të.