Separatistët e armatosur pushtuan sot godinën e Bankës Qendrore të Donetskut, qyteti kryesor i rajonit ukrainas të lindjes që është nën një kryengritje të armatosur proruse
“Një mbledhje është duke u zhvilluar aktualisht për të asistuar Bankën Qendrore, Ministrinë e Taksave dhe të Thesarit të Republikës Popullore të Donetskut” (të vetëshpallur), deklaroi Olexandre Matiuçine, njëri prej personave që pushtuan bankën.Bashkia e Donetskut u kërkoi qytetarëve të këtij qyteti prej një milion banorësh që të mos shkojnë në lagjen ku ndodhet Banka Qendrore.
Dy rajonet e lindjes së Ukrainës, ai i Donetskut dhe i Luganskut janë që prej marsit nën një kryengritje të armatosur proruse. Ushtria ukrainase që prej 13 prillit zhvillon operacione ushtarake në këto zona ku deri tani kanë vdekur më shumë se 300 persona.
/AFP






