Një krijesë e çuditshme ka dalë në dritë në plazhin e Wellsit. Krijesa misterioze me ”fytyrën e një kali, trupin e një derri, dhe kthetrat e një ariu” është zbuluar në plazhet e Wellsit Jugor.
Këtë krijesë së pari e hasi qeni i një kalimtari me emrin Peter Balley përderisa ishin duke u shëtitur nëpër rërën e plazhit Tenby në Wells.
Balley i bëri disa fotografi krijesës dhe ua kaloi ato autoriteteve të plazhit, mirëpo ata më vonë me anë të zëdhënësit të tyre kanë thënë së krijesa e gjetur nga Peter ishte një qen i llojit Jack Rusell.
Por djaloshi që "zbuloi" krijesën këmbënguli se ajo ishte një përbindësh sepse ishte tepër e madhe për të qenë qen.
Ai tha së kishte përshtypje se ajo gjë kishte fytyre kali,trup derri dhe kthetrat e një ariu.
Krijesa si e tillë ishte e neveritshme dhe e dekompozuar, pa flokë, tha ai.
Fotot e krijesës iu dërguan doktorit Dan Forman nga Kolegji i Shkencave në Swansea kurse ai tha se fakti që krijesa i ka 5 gishtërinj tregon se ajo mund të jetë një vjedull.
Burimi: gazetaexpress.com