Spanja do ketë një mbret të ri.
Juan Carlos, që drejtoi vendin për 39 vite, që pas vdekjes së Gjeneralit Franco në vitin 1975, deklaroi se do abdikojë.
Ai do pasohet nga i biri, Felipe de Borbon, 46 vjeç.
Tani Spanja do ketë edhe një mbretëreshë të re.
Ajo është Letizia, 41 vjeç, që disa thonë se do jetë edhe mbretëresha më e bukur në botë.
Ajo u martua me princin Felipe dhjetë vjet më parë.
Ajo ishte gazetare përpara se të martohej.
Madje të dy u njohën ndërsa ajo ishte në detyrë, duke mbuluar historinë e një ndotje me naftë në veri të Spanjës.
Nuk vjen nga aristokracia dhe është bija e një gazetari dhe një infermiereje dhe mbesa e një taksisti.
Vazhdimisht mediat e rendisin në krye të listave për veshjet më të bukura dhe më shik.






















.jpg)








