Kievi dhe Sllavjanski i numërojnë të vdekurit (VIDEO + FOTO)


Kryeprokurori i Ukrainës, Oleh Maxnicki, deklaroi se në përleshjet ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe kryengritësve prorusë për pavarësi të Luganskit dhe zonës së Donjeckit në pjesën lindore të vendit, janë vrarë 181 persona, nga të cilët 59 janë ushtarë, kurse komandanti i batalionit “Lindja’ i të ashtuquajturës milici për vetëmbrojtje, Aleksandar Hodakovski, thotë se vetëm në luftimet afër Sllavjanskit janë vrarë me qindra pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe Gardës Nacionale, mbase shifra mund të shkoj në një mijë të vrarë.