Kenia, 48 të vdekur nga një sulm terrorist (Video)


Të paktën 48 persona janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur në qytetin e njohur bregdetar Mpeketoni në Kenia.
Rreth 50 persona të armatosur kanë hyrë mbrëmë në qytetin me dy kamionë më të vegjël, kanë hapur zjarr dhe i kanë ndezur dy hotele, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Kenias.
Incidenti ka ndodhur derisa banorët lokalë kanë shikuar ndeshjen e Kampionatit botëror në futboll në baret e dy hoteleve.
Kryqi i Kuq kumtoi se ka përfaqësues të vet në vendin e incidentit, të cilët njoftojnë për 34 viktima, por paralajmëroi se numri i tyre mund të rritet.
Autoritetet e akuzuan për sulmin e grupit somalez Ash Shabab, i cili lidhet me Al Kaedën.
Mpeketoni është qytet i vogël ku qëndrojnë të huajt, të cilët vijnë në rajon dhe gjendet 100 kilometra larg kufirit me Somalin.