Këngëtarja nigeriane Adokiye: E gatshme ta sakrifikojë virgjërinë për t`i shpëtuar vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram (VIDEO)


Këngëtarja 23 vjeccare nigeriane, Adokiye, ka befasuar opinionin në vendin e saj me deklaratën se ende është e virgjër.
Megjithatë, ajo u shpreh se do të sakrifikonte virgjërinë e saj vetëm e vetëm që grupi militant Boko Haram t`i lironte vajzat e rrëmbyera. Siç e dini, pjesëtarët e Boko Haram-t, në prill të këtij viti morën peng rreth 200 vajza.



“Ora është njëmbëdhjetë e natës dhe a do të donit ta dini se për çka po mendoja? Mendoj për vajzat që u rrëmbyen, ku janë dhe me çka merren. Kjo është shumë e padrejtë. Ato janë kaq të reja. Do ta jepja virgjërinë time vetëm që ato të lirohen”, tha këngëtarja për Showtime./tetovanews.info