Këngë e re nga aktorja dhe seks-simboli Karmen Elektra. Përpjekja e saj e dytë për të hyrë edhe në skenën muzikore botërore (VIDEO)



Aktorja Karmen Elektra paralajmëroi përpjekjen e saj të dytë për të pushtuar skenën muzikore duke publikuar “Werq”, të mbushur me skena seksi ku rolin kryesor e ka një lepurushe e Plejbojit.
Për Karmen Elektrën kjo është hyrja e dytë në ujërat muzikore, kurse debutimi i saj ka qenë qëmoti, në vitin 1993, kur pësoi debakël, edhe pse për të punuan emra të njohur të muzikës.
Karmen, në një intervistë deklaroi se si vajzë e re ka ëndërruar të merret me muzikë, por rrethanat e çuan në një drejtim tjetër, në aktrim dhe në fushën e modelimit.


Karmen Elektra u bë e famshme me rolin në serinë “Rojet e plazhit” ku, bashkë me Pamela Andersonin,  luanate rolin e shpëtimtares në bregdet. Ka qenë edhe e përkëdhelura e Hju Hefnerit dhe disa herë është fotografuar  për “Plejboj”./tetovanews.info