Kënga që kërcënoi qeverinë e Iranit


Video është infektuese. Gjashtë iranianë rreth të njëzetave kanë prodhuar një video duke kërcyer rrëmujshëm mbi tarracën e një ndërtese në Teheran dhe duke kënduar fjalët e një kënge, që nuk fsheh asnjë parapaskenë konspirative. Ata e postuan videon e tyre amatore në YouTube, ashtu si mijëra të rinj të tjerë nëpër botë, të cilët kanë zhvilluar trendin e publikimit të një versioni të personalizuar të këngës së famshme “Happy” të kënduar në origjinal nga Pharrell Williams.
Video nuk kishte asnjë konotacion politik dhe krijuesit e saj as që e imagjinonin se çfarë të këqijash do t’u sillte. Të gjashtë u arrestuan nga Policia Sekrete e Iranit. Autoritetet i shfaqën në të gjithë kanalet televizive kombëtare, duke akuzuar femrat për sjellje “imorale”, pasi asnjëra prej tyre nuk mbante shami në kokë, madje ishin shfaqur duke prekur djemtë, edhe pse në mënyrë lozonjare dhe aspak provokative. Pesë anëtarë të videos janë liruar, pasi kanë kaluar një natë në burg, ndërsa regjizori, Sassan Soleimani, është liruar me kusht javën e kaluar, pasi ka paguar një gjobë të majme. Kjo nuk ishte hera e parë që ai arrestohet për të njëjtën arsye.
Përse i gjithë ky irritim? Vërtet Ayatollahët ndihen të kërcënuar nga një këngë, që flet për lumturinë? A janë idetë e Pharrell Williams një kërcënim kaq i madh për regjimin e Teheranit? A mund të dënohen gjashtë të rinj me burgim dhe poshtërim publik vetëm, sepse kanë kërcyer dhe kanë kënduar?
Disa komentatorë perëndimorë e kanë interpretuar për ngjarje, si një tjetër provë e mungesës së tolerancës dhe lirisë së lidershipit iranian, sikur kjo të mos ishte kuptuar edhe më parë. Është mëse e vërtetë se, njerëzit që drejtojnë Republikën Islamike pretendojnë, të paktën publikisht, se janë mbrojtës të palëkundur të puritanizmit fetar. Por, në realitet, çështja është shumë më e ndërlikuar se kaq.
Në fakt, të gjitha provat tregojnë se iranianët e rinj kanë akses të pakufizuar ndaj kulturës ndërkombëtare dhe zakonisht, arrijnë t’u vënë fre shfrenimit. Televizionet satelitore dhe interneti ofrojnë shanse pafund për të kënaqur instiktet “e ndaluar” për këdo, dhe për aq kohë sa shfrenimi bëhet prapa dyerve të mbyllura, policia e moralit nuk vjen të të arrestojë.
Për më tepër, duket se autoritetet iraniane as që i kanë dhënë shumë rëndësi përmbajtjes së videos apo teksitit të këngës të postuar nga Teherani. Alarmi u dha atëherë kur puna e regjizorit Soleimani filloi të pëlqehej disa javë, pasi u postua në YouTube. Ai, sëbashku me kolegët, u arrestuan një muaj, pasi ishte publikuar video e tyre, gjë që tregon se nuk ishte imoraliteti ai që nervozoi autoritetet iraniane, por fakti që autorët kishin arritur të mblidhnin një audiencë të madhe për punën e tyre.
Me pak fjalë, problemi nuk qëndron tek video, por tek shpërndarja e tij. Krijuesit e videos që është klikuar dy milionë herë që në javët e para, paraqitën aftësinë e tyre për të mobilizuar masat. Ky është ndoshta fakti, që ka kërcënuar rendin revolucionar, duke shkaktuar të gjithë ngjarjen e  turpshme.
Kultura pop është një thikë me dy presa për regjimet totalitare. Diktatorët e shekullit XX kishin vënë re që atëherë se, teknologjitë e reja si radio dhe televizioni, veçanërish filmat, ofronin shase të shumta për të imfluencuar direkt audiencën popullore. “Nga të gjitha artet, më e rëndësishme është kinemaja”, ka thënë dikur Vladimir Lenini. Nazistët përdornin më shumë radion, madje punonin që çdo familje të kishte një radio në shtëpi në mënyrë që mesazhi i Fyrherit të dëgjohej qartë dhe me zë të lartë.
Është tepër intersant fakti që, edhe në regjimet më të egra totalitare, propaganda detyrohet të distancohet ndonjëherë nga argëtimi, për të ruajtur besnikërinë e popullit. Liderët nazistë e konsideronin kulturën si një mjet efektiv për t’i mbajtur njerëzit të lumtur dhe të hutuar. Kritiku i famshëm i filmave, Eric Rentschler, thotë se 86 për qind e filmave që janë bërë gjatë periudhës naziste, nuk ka patur përmbajtje politike.
Jozeph Stalin kishte një dobësi të madhe për komeditë muzikore, madje e ka përdorur shpeshherë statusin e tij për të ndikuar në industrinë e filmave, duke i zgjedhur vetë aktorët apo skenarët. Disa nga këngët e komedive muzikore të viteve 1930 janë aq të bukura, saqë rusët i këndojnë edhe në ditët e sotme.
Megjithatë, diktatorët janë të ndërgjegjshëm se edhe kultura më e padëmshme në dukje, mund të ketë implikime të rrezikshme ideologjike. Nazistët përshembull, urrenin muzikën xhaz dhe suing, sepse pretendonin se ishte muzikë zezakësh dhe i druheshin “shthurjes” së amerikanëve. Edhe pse Stakini kishte jë dobësi personale për filmat e Holliwoodit, veçanërisht për ato të regjizorit Henry Ford, ai nuk lejonte kurrsesi që sovjetikët të shihnin filmat amerikanë.
Me pak fjalë, diktatorët mendojnë se kultura dhe arti varen thellësisht nga konteksti. Është e pamundur të parashikosh se si mund të ndikojë ideologjia apo shija perosnale e një diktatori tek reagimi që ka për punën e një artisti. Konteksti politik mund të jetë i implikuar edhe në dënimin, që u është dhënë krijuesve të videos “Happy” nga Teherani.
Islamistët e egër aktualisht janë në luftë pushteti me Presidentin Hassan Rouhani, të cilin e konsiderojnë “tepër të butë”, madje thuhet se Presidenti ka mbështetur të rinjtë e dënuar. Ndjeshmëria e autoritetve iranine kundrejt shpërndarjes masive të çdo lloj informacioni, është rritur tejmase pas Revolucionit Jeshil, kur të rinjtë iranianë treguan se si celularët dhe interneti mund të mobilizojë turmën dhe të organizojë demonstrata masive.
Duke patur parasysh rrethanat e regjimit, edhe një video jo politike, në dukje e pafajshme, mund të duket si një material me qëllim politik. Diktatorët janë mëse të kënaqur për të shfrytëzuar pushtetin e kulturës dhe artit në favor të regjimit. Ata janë të gatshëm të nxisin virtytet e artit dhe të kulturës, për aq kohë sa mund ta mbajnë nën kontroll. Problemi për autokratët, është që filmat, librat dhe muzika e çdo lloji, kanë një lloj përhapje te parashikueshme dhe kanë aftësinë e jashtëzakonshme për ta kërkuar vetë audiencën e tyre. Kultura, edhe në format e saj më banale, ka pushtet të jashtëzanshëm mbi trurin e njeriut, i cili është e pamundur të mbahet tërësisht nën kontroll. Ndoshta, diktatorët kanë të drejtë që bëhen paranojakë, qoftë edhe për një video muzikore, pasi është e pamundur të parashikosh se si mund të ndikojë muzika tek të rinjtë./ekspres