Inxhinierët japonez kanë shpikur një robot që, sipas tyre, mund të kuptojë emocionet njerëzore. Roboti i quajtur Pepper, është punë e SoftBank Mobile Corp, një rrjet telefonik japonez. Sipas atyre që e kanë shpikur, ai është një humanoid. “Njerëzit quajnë robotë ata persona që nuk kanë as ndjenja, as zemër,” tha Masayoshi Son, shef ekzekutiv i Softbank. “Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ne po i japim një roboti zemër dhe emocione.” Roboti mund të analizojë gjërat që e rrethojnë dhe të përdorë një softuer që njeh emocionet për të kuptuar shprehjet e fytyrës te njerëzit dhe tonin e zërit. Krijuesit e tij pretendojnë se ai mund të komunikojë lirisht me njerëzit. Makineria mund të këndojë, kërcejë dhe bëjë shaka. Shitjet do të fillojnë vitin tjetër për 1931 dollarë.


