“Droga ndodhej në një anije kargo 110 metra të gjat, të quajtur Aberdeen dhe mbante flamur togolez. Ekipi përbëhej nga libanez, indianë dhe sirianë”, theksoi Vincent Sauvalere, drejtor i operacioneve në drejtorinë kombëtare të informimit dhe të hetimit doganor, që ka drejtuar këtë hetim.
“Anija gjednej mes Siçilisë dhe Tunizisë kur policia italiane e interceptoi dhe e shoqëroi deri në portin e Trapanit, në Siçili”, theksoi Ministria franceze e Ekonomisë.
“Të 15 anëtarët e ekuipazhit i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane. Me një sasi të tillë droge, është shumë pakë e mundur që asnjëri prej tyre të mos dinte gjë se çfarë po transportonin”, vazhdoi Sauvalere.
“Në total u kapën 42,672 ton kanabis, ose ekuivalentia e një gjysmë rimorkio të mbushur plotë. Një pjesë e saj ishte fshehur mirë, por një sasi e tillë është e vështirë të mos dallohet dhe policia italiane e gjeti menjëherë drogën”, shtoi ai duke theksuar se kjo sasi droge arrin shumën e rreth 120 milionë eurove./atsh