iPhone 6 me ekran safiri (VIDEO)


Apple do të përdorë materialin e safirit për ndërtimin e ekraneve të iPhone 6. Përpunimi i këtij materiali duket se nuk është ai i thjeshtë siç është ai që përdoret në iPhone 5s dhe kjo duket se është problem madh.
Materiali i safirit është materiali i dytë më i fortë dhe i rreziztueshëm, pas diamantit. Kompania që do të furnizojë Apple me xhamin prej safiri është GT Advanced, e cila disponon rreth 2500 furra përpunimi ku secila nga këto të fundit mund të mbajë nga 200 deri në 235 kg material safiri. 

Duket se këto furra përpunimi do të jenë shumë shpejt të gjitha funksionale dhe drejtuesit e kësaj kompanie sigurojnë se do të përmbushin kërkesat e Apple.