I kërkoj ata sy që feksnin dhe iknin në zjarr.
Ata sy, ata sy i dua se shpirti rehat s`më lë,
po me një namë më mbyt dhe në vend më lë.
I kërkoj ata sy kudo – ashtu siç kanë qenë,
që pa zë mirrnin frymë – flitnin pa zë…
Vetëm ata sy i dua çdo gjë tjetër është rrenë,
sall një plagë mbart njeriu – tjerat s`janë gjë.
Nëse s`i gjej ata, më mbuloni me plagë,
s`e dua jetën që merr frymë me një fjalë…
M`i ktheni ata sy si flakën në flakë
ngase jeta është e ëmbël sall kur digjet në mall…
Nga libri "Dolli për gjërat e humbura"






