Lëvizjet naziste kanë marrë hov në Evropë dhe po fitojnë mbështetjen e rinisë, e cila identifikohet me idetë e tyre. Idetë e tyre filluan t`i propagandojnë në rrjetet sociale, kurse lëvizja më e re ka bërë shkrirjen e kulturën hipster me ideologjinë naziste.
Lëvizja neonaziste në Gjermani shkrihet me nënkulturën hipster. Kanë krijuar grupin e të rinjve që mbajnë mjekër, çanta dhe shalle trendi me slogane naziste. Mediet këtë kombinim të çuditshëm e kanë quajtur “nipsters’
Rekrutët e rinj të lëvizjes së djathtë kanë filluar të propagandojnë qëndrimet e tyre në Youtube, Istagram dhe në rrjetet e tjera sociale dhe fituan mbështetje të madhe nga rinia gjermane.
Patrik Shreder, nga Bavaria verilindore, është njëri nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje. Ai organizon seminare ku u sqaron anëtarëve se si të duken më pak “të rrezikshëm’ dhe i fton njerëzit e nënkulturave të tjera, përfshirë edhe ata hip-hop, që t`i bashkohen kësaj lëvizjeje./tn.






