Hillary Rodham Clinton, shprehet se e ka lënë pas skandalin me Monica Lewinsky që e dominoi mandati e dytë si president të bashkëshortit të saj.
Madje ajo tha se nuk kishte kohë për të lexuar shkrimin e Lewinsky të publikuar muajin e kaluar në “Vanity Fair”. “Mendoj se secili ka nevojë të shikoj në të ardhmen”, tha Clinton.
“Nuk dua të komentoj çka ndodhi dhe çka nuk ndodhi në atë kohë”, tha ajo.





