Hani thonjtë?! Jeni të sëmurë!



Ngrënia e thonjve jo gjithmonë është ves. Sipas psikologëve ky fenomen mund të jetë i lidhur me probleme që burojnë nga një sëmundje mendore. Pamja e njerëzve me gishta në gojë duke ngrënë thonjtë është e njohur nga të gjithë për vite me radhë.“American Psychiatric Association” në një studim të tijin tregon se sëmundje që lidhen me trurin stimulojnë ngrënien e thonjve. Psikiatrit theksojnë se po të vihen re me vëmendje një numër i madh i njerëzve që kanë probleme nervore i hanë thonjtë deri në mish, ndërsa e kanë të vështirë të ndalin dhe po punohet për zbulimin e llojit të sëmundjes që stimulon një veprim të tillë.