Kim Goodman tashmë njihet pothuajse në të gjithë botën, që kur u fut në Librin e Rekordeve Guinness.
Rekordi i saj është shumë i çuditshëm përderisa konsiston në veçantinë e syve dhe më konkretisht të kokërdhokëve. Zonja , që jeton dhe banon në Hillinois në Chicago, është e aftë t’i nxjerrë sytë nga orbitat e tyre për plotë 12 milimetra. Goodman ka thënë se aftësinë e saj, ajo e zbuloi kur u godit në kokë nga një maskë Hockey. Për shkak të asaj gjuajtjeje sytë i dolën jashtë në mënyrë shumë të pazakontë.






