FADIL LEPAJA
Qytetarët tanë të shkapërderdhur nëpër trojet tona virtuale anembanë globit do të përplasen papritmas për titullin e kolumnës time, qysh me kafen e parë të mëngjesit. Qysh në leximin e parë, emocionet do të jenë të përziera. E ata do të reagojnë varësisht prej vendit të origjinës dhe sidomos ëndrrave me të cilat gjyshet ua mbushën kokën e vogël. Derisa ishin fëmijë, se kush ëndërron sot, me këtë zhurmë paraurbane, do të thoni ju! Ani, me këtë rrjet social që lidh shoqërinë virtuale ku është e ku nuk është. Me këtë gjumë të parehatshëm, me gjithë shtretërit terapeutikë, që na ftojnë të shtrihemi sa më parë dhe… e për çka nuk ftojnë?!
Kështu, në Tiranë, në përballje me titullin tim, do të çelin sytë me idenë se kosovarët kurrë nuk e mësuan standardin gjuhësor dhe gjithnjë e gabojnë këtë të uruar “e” pa zë dhe do të përhumben nëpër fushat pafund me lule në Holandë, ku hektarë të tërë të mbjellë me lule prekin kufijtë e bukurisë, të cilën mund ta krijojë dora e njeriut. E Zoti po! Ai mundet edhe më tej me e përsosë bukurinë! Ndërkohë në Prishtinë mbase do të ëndërrojnë për fushat me lule të Shqipërisë dhe do të ëndërrojnë me sy çelë duke kujtuar eksodin, duke kujtuar edhe vargjet e poetit të madh. Edhe ato të këngëtarit të arratisur. “Ah, moj Shqipni, e mos thuaj mbarova” do të këndojë në kujtesën tonë Dervish Shaqa, e Naimi i madh do të recitojë për “Fushat e gjera me lule…” që i kishte ndër mend ditë e natë.
E “Vetëvendosja” do të thotë se “Kosova është Shqipëri!”. Kosovën do e bëjmë fushatë me lule dhe do e bëjmë… Shqipëri! I fundit që e klithi këtë slogan në Tiranë u arrestua nga policia shqiptare. Patrioti i pafat klithi “Kosova është Shqipëri” dhe përfundoi në pranga. Më vonë mbase e (mirë)kuptoi. Po prishte imazhin e ortodoksisë globale të mbledhur në Tiranë, ku kishte ardhur edhe kryepeshkopi serb, i cili kishte bekuar armët e ushtrisë serbe që po digjte nëpër Kosovë. Ai po shpaloste ëndrrat e tij më të fshehta. Po ëndërronte me zë, për fushat e gjera me lule, të Kosovës. Edhe ai po bënte fushatë. Fushatë me lule. “Kosova për ne është e shenjtë”, deklaroi ai, para shqiptarëve indiferentë, të cilët po bëjnë fushatë për BE-në. Ai tha edhe shumëçka që me vështirësi u gëlltit, në Kosovën e përhanur nga fushata. Edhe pse këndej u fol… aq shumë, që vështirë gëlltitet.
Pra, në kolumnën time të sotme është fjala për “fushatë me lule” e jo për fushat me lule. Aktualisht, ndër ne politika po premton veç lule dhe është në fushatë. E pinguinët me siguri nuk ëndërrojnë për fusha me lule. As politika jonë për demokraci. Ëndërrojnë për milionët dhe kanë… mision. Pinguinët dhe politikanët nuk ëndërrojnë. Veç qytetarët jetojnë në ëndrra dhe mërdhijnë.
Politikanët tanë nuk ëndërrojnë, pra, për arsyen e vetme, sepse ëndrrat nuk janë për njerëz të arsyeshëm. Ata premtojnë me i ba ëndrrat realitet. Premtojnë, e premtojnë… dhe kryhet fushata me lule. Pastaj i hipin… shtetit. Dhe bëhen milionerë.
E pyetja më e shpeshtë që e bëjnë të rinjtë tanë, të cilët në të shumtën e rasteve mezi i mbledhin 50 cent për një makiato është: Si të bëhesh milioner?!
“Hyn në parti!” – Kjo është rruga më e shkurtër të bëhesh milioner, po i përgjigjej vetes i riu, i cili po fliste me vete. “Por, përse ata të cilët tashmë janë milionerë, prapëseprapë po hyjnë nëpër parti?! – po e pyeste sërish veten ai. – Sikur të ishte afati kalimtar i futbollistëve. Përse thjesht nuk merren me biznese dhe nuk krijojnë vende pune?”
Sepse politika është biznesi më i madh! E bëjnë për t’u bërë bilionerë. Janë bërë milionerë me paratë tona, e me emër të Zotit, bëhen edhe bilionerë. Kështu fukaraja i mban dy shpi, si i thonë në Kosovë dhe… politikanët jargiten publikisht për paret e buxhetit, e fondeve pensionale apo të privatizimeve.
Nuk është profitabile me qenë në opozitë, mendova. Gjithqysh duhet me ikë prej opozite. Le të kushtojë sa të kushtojë! Këtë edhe po bëjnë bizneset, pavarësisht a kanë marrë “Kthesë” apo veç kanë marrë “Drejtim të ri”! Këto përndryshe janë sloganet e së djathtës ndër ne.
Eh, po! Është problem! Si të hahet elefanti, është një pyetje tjetër interesante, të cilën po e shtron politika. E kuptueshme, duke marrë parasysh përmasat e elefantit dhe kapacitetet “shpëlarëse” të pushtetarëve.
E kuptuat! Elefanti është metaforë për buxhetin dhe për fondet të cilave ata ua kanë vënë syrin. “Pjesë pjesë, hahet elefanti”, po thoshte i riu.
Po pra! Këta po e nisin në pikë të ditës projektin e harxhimit të një bilion e gjysmë euro, diku afër dy bilionë dollarë sipas kursit aktual dhe nuk kanë frikë nga askush. Ne në mirëbesim po na ftojnë t’i grabisim bashkë. Nëse ne i votojmë, nuk quhet grabitje. Vetvetja nuk grabitet. Thjesht e “hamë” shtetin tonë. Pastaj shkojmë në Europë. Pastaj, këta kanë edhe mbrojtje ndërkombëtare. Se qytetarët ëndërrojnë për fushat me lule. E këta ofrojnë fushatë me lule. E pse mos me i marrë?!
Por, në këtë projekt nuk shkojnë dot me kuadrot e vjetër dhe me merita për luftën apo demokracinë. Duhen bërë diferencime!
U pa puna! Nuk kanë kapacitete të mjaftueshme shpëlarëse. Krejt struktura dhe infrastruktura e konvertimit të kapitalit të pistë po ndërrohet, po zëvendësohet me menaxherë, me biznesmenë, të cilët tashmë kanë administruar me fonde qindra milionëshe dhe i kanë kaluar këso shumash nëpër xhirollogaritë e tyre. Nuk mjaftojnë me bizneset e regjistruara në emër të miqve e familjarëve. Duhet ngrënë “elefanti”!
Kështu, derisa Partia e Fortë nuk hezitoi të zhvishet lakuriq dhe të ofrojë rrushin për qytetarët, e Hashimi po mendon se si me hangër elefantin, dhe po ofron pizza, zhurma e ka kapluar Kosovën. Shuej se mirë është! Ma mirë që nuk e dëgjojnë as veten! Ndërkohë, edhe Isa po mendon se si me e “hangër” Hashimin. Edhe Ramushi. Nëse jo me e hangër, së paku me ba koalicion.
Se edhe Hashimi, pas dy mandateve në qeveri, i ka marrë përmasat e elefantit, për kapacitetet absorbuese të opozitës menaxheriale. Qysh me ia ba?
“Voto, nëse don ndryshime”, – po thotë një mike e suksesshme në biznes, e cila së fundmi ka hyrë në politikë. Voto dhe ëndërro… është veç edhe një fushatë e gjerë me lule!