FOTOT/ Profesori gjerman: Pas 150 vitesh rikthehem në jetë

A ekziston përjetësia?
Një profesor gjerman, Klaus Sames, thotë se kjo është vetëm çështje kohe.
Profesori ka vendosur që pas vdekjes së tij, trupin t’ia ngrijnë në temperaturën minus 196 gradë Celsius.
Në këtë mënyrë, ai do rikthehet në jetë në të ardhmen.
Gerontologu thotë se nuk është i çmendur.
Sipas tij, shkenca në të ardhmen do e shohë vdekjen si një sëmundje dhe do e “shërojë” atë.
Sapo Sames të vdesë, trupi i tij do futet në një kapsulë të mbushur me 60 kilogramë akull të thatë.
Gjithçka duhet të realizohet brenda pesë minutash, në mënyrë që qelizat të mos nisin të treten.
Trupi i tij do ruhet në Cryonic Institute në Detroit.
Në total janë tre institute që mund të ruajnë njerëz në akull. Janë gjithsej 2 mijë njerëz që kanë prenotuar ruajtjen e trupit.
Profesorit do i kushtojë kjo 21 mijë euro, të cilat i ka paguar tashmë.
Për transportin drejt SHBA do i duhen edhe 14 mijë euro.
Në Gjermani nuk lejohet diçka e tillë.
Po kur parashikon profesori që të rikthehet në jetë?
“Pas 150 vitesh ndoshta”.