Bota përkujtoi 70- vjetorin e zbarkimit në Normadi, me një ceremoni madhështore.
Megjithatë, sytë e fotografëve ishin tek Vladimir Putin, presidenti rus.
Në D- Day, ai dukej si i mënjanuar gjatë fotos familjare.
Pak ditë më parë, Princi Charles i Anglisë e kishte krahasuar atë me Hitlerin, pas ndërhyrjeve në Ukrainë.
Megjithatë, Putin u takua me presidentin e ri të Ukrainës, Petro Poroshenko.
Ky ishte takimi i parë i tyre, që kur Poroshenko u zgjodh president.
Sipas BBC, të dy kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në lindje të Ukrainës.
Edhe presidenti Barack Obama u takua me homologun rus.
BBC thotë se ata biseduan për uljen e tensioneve në rajon.
Ndërkohë luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Thuhet se një anëtar i forcave të sigurisë është vrarë gjatë luftimeve me rebelët pro- rusë.















