Që nga vera e vitit të shkuar, Flori Mumajesi dhe “Threedots” krijuan një standard të ri në organizimin e koncerteve ‘live’. Një standard, që deri më tani shumë pak artistë shqiptarë e kanë prekur. Për herë të parë në skenat e club-eve të mëdha, nuk është më vetëm një këngëtar që këndon, por një grup njerëzish që kujdesen për ta shndërruar mbrëmjen në një shoë gjigand. E tillë ishte edhe panorama e kësaj të enjteje në “Lollipop Summer”, ku Flori Mumajesi performoi për orë të tëra hite të tij në vite. “Ta boja me drita”, kështu ishte quajtur mbrëmja e të enjtes, ku morën pjesë mbi 1500 vetë, të cilët të gjithë njëzëri kënduan me Florin këngët e tij njëra pas tjetrës. Kantautori i suksesshëm u shoqërua në skenë nga një grup vajzash, me të cilat pati disa momente provokuese, ndërkohë që pas tij dolën në skenë edhe Klajdi Haruni, Andy Gramm, e të tjerë personazhe. Mbrëmja nuk dihet se kur e pati e fundin, por suksesi i Florit atë natë nuk kishte fund. Producenti i “Threedots” me vitet është shndërruar në një prej artistëve më të kërkuar në skenat shqiptare, anëembanë botës, dhe kjo është dëshmia më e mirë për suksesin e tij.
Home »
» Flori Mumajesi, ngre peshë Tiranën
Flori Mumajesi, ngre peshë Tiranën